Kosova do të bëhet me urën më të gjatë në rajon

  • 25 February 2018 - 10:04
Kosova do të bëhet me urën më të gjatë në rajon

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se Kosova do të ketë urën më të gjatë në rajon.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se urma më e gjatë në rajon prej 7 kilometrave tashmë ka filluar të marrë formën e saj.

Kjo urë është duke u ndërtuar nga kompania amerikano-turke, “Bechtel&Enka”.

“Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar”, ka shkruar Lekaj, ndër tjera.

Image
Image

 

(Kosova Sot)