24 orët e fundit në komunikacion: Një e vdekur, 11 aksidente të tjera me të lënduar

  • 25 February 2018 - 13:56
24 orët e fundit në komunikacion: Një e vdekur, 11 aksidente të tjera me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente. 11 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Një këmbësore e aksidentuar gjatë ditës së enjte, dje ka ndërruar jetë në QKUK. E njejta kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka mundur t’u bëjë ballë, ka njoftuar policia.

Njoftimi i policisë për aksidentin që përfundoi me fatalitet:

“Rr. Nenë Tereza, Gjilan. 22.02.2018-13:13. Lidhur me rastin paraprak ku një këmbësore femër K/Shqiptare nga një veture kishte pësuar  lëndime të  rënda trupore e cila ka qenë në  tretman mjekësor,  ndërsa sot  me date 24.02,2018 e njëjta ka ndërruar jetë dhe me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”.

Po ashtu në raportin 24 orësh janë përfshirë edhe dy aksidente tjera me persona të lënduar. Njëri ka ndodhur në fshatin Banullë të Lipjanit, nga ky aksident janë lënduar dy femra dhe shtatë meshkuj.

“Ka ndodhur aksident trafiku ku të involvuara janë  tri automjete civile, lëndime trupore kanë  pësuar gjithsej nëntë persona: dy femra K/Shqiptare dhe shtatë  meshkuj K/Shqiptar, të  lënduarve  ju është  ofruar ndihma mjekësore”, thotë policia.

Personi që dyshohet se e ka shkaktuar këtë aksident (shoferi), është dërguar në mbajtje.

Aksidenti tjetër i përfshirë në raportin e policisë është në rrugën “Tirana” në Prizren. Në këtë aksident është përshirë një veturë dhe një biçiklist.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar vozitësi i biçikletës të cilit pas dhënies së ndihmës mjekësore në qendrën spitalore rajonale-Prizren, lirohet në shtëpi”, njofton policia.

Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

(Kosova Sot)