Vetura speciale për presidentët më të fuqishëm: “Bisha” dhe tanke e vozisin Trump’in dhe Putin’in

  • 25 February 2018 - 13:58
Vetura speciale për presidentët më të fuqishëm: “Bisha” dhe tanke e vozisin Trump’in dhe Putin’in

Veturat e presidentit Trump dhe Putin janë të bëra për të përballuar edhe sulmin me raketë, bombë dhe sulme kimike, këto vetura kanë gjithashtu furnizime speciale të oksigjenit.

Njerëzit më të fuqishëm në botë, presidenti Donald Trump dhe Vladimir Putin, për shkak të sigurisë, duhet të voziten me vetura të posaçme.

Vetura “Cadillac one” e quajtur ndryshe “bishë” dhe “Kortezh” i quajtur “tank”, janë më të sigurtat në botë, sepse janë në gjendje të përballojnë sulmet me raketë, bombë dhe sulme kimike.

Image

 

Edhe pse karakteristikat e këtyre veturave janë të panjohura për shkak të sigurisë së tyre, disa të tjera dihen. Është e ditur se pjesa në të cilën ulet presidenti është hermetikisht e mbyllur, ndërsa vetëm shefi i Shtëpisë së Bardhë mund ta hap. në atë pjesë është i vendosur edhe furnizuesi special i oksigjenit në rast fatkeqësie.

Vetura zyrtare e presidentit rus është “Kortezh” dhe është e bërë në modelin e “Mercedes-Maybach S 600 pullman”. gjithashtu është i bërë që të përballoj sulmet e bombës dhe raketave. Ka edhe kontroll të ajrit dhe mund të mbyllet hermetikisht.

Ky model është pak do të hyjë në histori, sipas urdhrit të Putin’it, që pesë vite po punohet në zhvillimin e veturës presidenciale dhe e gjitha kjo prodhim vendorë.

“Kortezhi” i ri do të jetë i përballueshëm edhe për sulme nukleare, ndërsa thuhet së kjo veturë do të prezantohet gjatë inaugurimit pas zgjedhjeve në mars.

“Cadillac one”

Karoseria ka plaka të çelikut rezistence ndaj eksplodimeve të bombave.

Gomat nga Kevlar janë rezistence ndaj dëmtimeve, por fellnet metalike e mundësojnë lëvizjen edhe kur diçka i dëmton ato.

Vetura ka një trashësi të armaturës ushtarake prej 15 centimetrave, në derë janë të vendosura pompa dhe bombola të gazit lotsjellës.

Në veturë gjithashtu gjendet aparat që mban në jetë dhe gjak rezervë për presidentin.

Dyert janë të forta dhe kanë trashësi 24 centimetra ndërsa e mbrojnë udhëtarin edhe nga sulmet kimike.

Pjesa e presidentit ka oksigjen rezervë.

Image

 

“Kortezh”

Vetura është limuzinë e bërë në modelin e “Mercedes Maybach S 600 Pullman”.

Ekzistojnë 11 automjete identike në flotën e Shërbimit Federal të Sigurisë, nën komandën e një njësie speciale

Vetura është e blinduar dhe mund të përballoj edhe sulme direkte.

Pjesa presidenciale ka përforcime shtesë, ndërsa vendi i armës është sekret.

Në pjesën e ulëses ekziston një kontrollues i veçantë i ajrit.

Vetura është e pajisur me pajisje për lidhje me Kremlinin dhe ushtrinë

(Kosova Sot)