Haziri:Çështja e demarkimit do të kalojë vetëm pasi t'i konkretizohen Listës Serbe kërkesat e saj

  • 25 February 2018 - 16:58
Haziri:Çështja e demarkimit do të kalojë vetëm pasi t'i konkretizohen Listës Serbe kërkesat e saj

Analisti Arsim Haziri tha për 'Kosova Sot", se çështja e demarkimit do të kalojë vetëm pasi t'i konkretizohen Listës Serbe kërkesat e saj që janë njëherësh edhe tejet të dëmshme. Ai shton se sa i përket mosdakordancës minore ndërmjet subjekteve LDK-së dhe AAK-së, për versionet e komisioneve, me një presion ndërkombëtar edhe kjo pengesë do të arrihet të tejkalohet. "Kjo lojë është shumë e rrezikshme, prandaj kjo qeverisje duhet të ketë kujdes se çfarë hapash ndërmerr për t'i bërë zgjidhje kësaj çështje, që njëherësh është edhe kriter për viza", potencoi Haziri.

(Kosova Sot)