Politikanët zihen për Demarkacionin, Mirvetja ka mbetur pa një kafshatë bukë (Foto)

  • 25 February 2018 - 18:18
Politikanët zihen për Demarkacionin, Mirvetja ka mbetur pa një kafshatë bukë (Foto)

VARFËRIA KA PREKUR THELLË FAMILJEN GIGOLLAJ

Djali i Mirvetes vuan nga sëmundja e veshkës, ndihma sociale i shkon për ilaçe

Në rrethanat kur politika po bën kalkulime të ndryshme nisur nga Demarkacioni e këtej, familje të shumta në Kosovë edhe në Prizren, ankohen te gazeta "Kosova Sot" se ata sonte nuk kanë mundësi që në sofrën e tyre të kenë as edhe një bukë të thatë. Në familjen katër anëtarëshe të Mirvete Gigollajt, ajo tregon se tashmë e bën jetën tepër të rëndë dhe në kushte shumë të vështira në rrugën "De Rada" apo ish- stacionin e hekurudhës në Prizren. Me lagështi të madhe, me kushte të këqija higjienike. 

Image

Lagështia po i sëmur familjarët 

Mirvetja tregon se vetë nuk ka mundësi t'u blejë rroba fëmijëve të saj, por vetëm kur u falin të tjerët. Ajo thekson për "Kosova Sot" se tash edhe ushqimi ditor është bërë problem për këtë familje. Ajo ka në dispozicion numrin e saj të telefonit 044 683 772 dhe gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje mund të thërrasin në këtë numër. Ajo pos lotëve pohon se në darkë nuk ka se çka t'u shtrojë fëmijëve. Ankohet se ka të ftohtë dhe nuk ka mundësi të marrë frymë nga lagështia në shtëpi, e cila po i sëmur fëmijët. Shteti e ndihmon me 100 euro, por me këtë ndihmë sociale vështirë se sot jetohet. Mezi i dalin ilaçet për të birin dhe bashkëshortin. E vetmja shpresë e saj është që ta ndihmojë dikush e të mos e lërë në varfëri. Thotë se nuk mund të dalë në "selamet" po qe se nuk ndihmohet. Mirvetja më pak e ka hallin e saj dhe të burrit, por më shumë të fëmijëve, të cilët po rriten në varfëri.

Image

 

(Kosova Sot)