Aksident në Prishtinë

  • 25 February 2018 - 19:42
Aksident në Prishtinë

Që nga mbrëmë temperaturat mbi Kosovë janë ulur nën zero gradë dhe reshjet e borës kanë mbuluar kryeqytetin kosovar. Gjatë mëngjesit rrugët e Prishtinës u mbuluan me borë, por ajo u largua gjatë ditës, e cila gjë nuk po menaxhohet si duhet gjatë orëve të mbrëmjes.

Rrugët e kryeqytetit po shkaktojnë probleme për qytetarët, e madje edhe kanë nisur aksidentet nëpër rrugët kryesore.

Pak momente më herët një i tillë ka ndodhur në udhëkryqin afër sheshit ‘Bill Clinton’ në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Meteorologët kanë paralajmëruar që nga mbrëmë se këto do të jenë ditët më të ftohta të dimrit. Deri të enjten pritet një mot i tillë, ku temperaturat do të zbresin në -15 gradë celsius.

(Kosova Sot)