Diagnostikohet me kancer tri ditë pas fejesës

  • 25 February 2018 - 19:50
Diagnostikohet me kancer tri ditë pas fejesës

VUAN NGA LEUKEMIA AKUTE LIMFOBLASTIKE, E CILA MUND TË JETË VRASTARE 

Nyja e tumorit ishte duke i bërë presion në rrugët e frymëmarrjes

Një femër, e cila u diagnostikua me kancer vetëm tri ditë pasi që u fejua, e organizoi tërë martesën e saj derisa gjendej në situatë izolimi. Nëna e dy fëmijëve, Katie Welsh, tani 33 vjet, u alivanos pak ditë pasi që i dashuri i saj, Dan Slawycz, i propozoi asaj fejesë derisa ishin në një fundjavë romantike, në shkurt të vitit 2016. Pasi që u dërgua me të shpejtë në spital, Katie Welsh, nga Mançesteri, u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike, ku mjekët i thanë se një nyjë e tumorit ishte duke i bërë presion në rrugët e frymëmarrjes, kështu që po të ishte vonuar edhe pak, duke mos shkuar në spital, me gjasë do të vdiste. 

Welsh nuk e humbi optimizmin

Ajo filloi menjëherë që të trajtohej me kimioterapi dhe u vendos në një ambient steril, ku qëndroi gjashtë javë dhe, gjatë kësaj periudhe, i pa fëmijët shumë rrallë. Edhe pse ishte duke u ballafaquar me një sëmundje vdekjeprurëse, Welsh nuk e humbi optimizmin, prandaj filloi të bënte planet e dasmës, duke thënë se një gjë e tillë i ndihmonte që të mos e mbante mendjen te sëmundja. Edhe pse, pesë ditë para dasmës, gjendja e saj u përkeqësua, ceremonia u zhvillua, derisa zonja Welsh tani është duke u shëruar dhe ka arritur atë stabilitet, sa që të kthehet përsëri në punë. Ajo tregon sesi tërë planet për dasmë i kishte bërë derisa ishte në izolim. 

"Asnjëri prej nesh nuk e dinim se unë kisha kancer"

"Shumë miq të mi mendonin se unë vendosa të martohesha me Danin për shkak se mendoja se isha duke vdekur, por nuk ishte për këtë shkak. Asnjëri prej nesh nuk e dinim se unë kisha kancer, kur vendosëm që të martoheshim". Zonjës Welsh iu desh që ta blinte një fustan tjetër të nusërisë, meqë për shkak të humbjes së madhe në peshë, fustani të cilin e kishte porositur më parë, tani nuk i binte mirë. I fejuari asnjëherë nuk iu largua. Ai qëndroi me të në spital, duke shikuar së bashku seri dhe filma të shumtë, përkundër faktit se Katie ishte aq e lodhur, sa që mezi rrinte zgjuar. Asaj i mungonte qeni i saj, Diego. Pas dasmës, nusja përsëri u bë keq, kështu që çifti vendosi që ta shtynte muajin e mjaltit për një vit, derisa të stabilizohet gjendja e saj. 

(Kosova Sot)