Premtohet hetimi i plotë i veprimeve të policisë gjatë masakrës në Florida

  • 25 February 2018 - 21:19
Premtohet hetimi i plotë i veprimeve të policisë gjatë masakrës në Florida

Sherifi i kontesë në Florida, ku një 19-vjeçar kreu një masakër të tmerrshme me armë, u zotua se do të hetohet çdo aspekt i reagimit të departamentit të tij të policisë atë ditë, si dhe gjatë javëve pararendëse kur kishte pasur sinjale të shumta për paqëndrueshmërinë e sulmuesit.

Sherifi i kontesë Broward, Scott Israel, i tha kanalit CNN se “do të hetohet çdo veprim i zëvendës sherifëve”.

Ai shprehu zemëratë ndaj njërit prej zëvendës sherifëve, Scot Peterson, një veteran i forcave të rendit, i cili qëndroi jashtë shkollës, ndërkohë që sulmuesi i dyshuar, Nicholas Cruz, vrau 14 studentë dhe 3 të rritur.

Sherifi e përkufizoi këtë veprim si “braktisje të detyrës” dhe njoftoi se pasi kishte parë videon ku Peterson tregohej duke qëndruar jashtë shkollës ndërkohë që brenda dëgjoheshin të shtënat, kishte marrë menjëherë masën e pezullimit të tij.

Më vonë u njoftua se Scot Petterson dha dorëheqjen nga detyra.

(Kosova Sot)