Xi Jinping kërkon të bëhet President i ‘përjetshëm’

  • 26 February 2018 - 00:04
Xi Jinping kërkon të bëhet President i ‘përjetshëm’

Xi Jinping kërkon që të zhvillojë ndryshime në kushtetutën e Kinës në mënyrë që të vazhdojë presidencën në një kohë të pakufizuar. Aktualisht kreu i shtetit mund të qëndrojë në pushtet vetëm për dy mandate.

Partia Komuniste kineze ka propozuar që të eliminojë kufijtë e vendosur në kushtetutë ndaj mandateve presidenciale. Nëse mocioni miratohet, Presidenti Xi Jinping do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet përtej dy mandateve të njëpasnjëshme, raporton Xinhua.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Kineze ka propozuar heqjen nga Kushtetuta të shprehjes se presidenti dhe nënkryetari i Republikës Popullore të Kinës “mund të shërbejnë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme”, sipas agjencisë “New China”.

Xi Jinping ka udhëhequr Kinën që nga viti 2013. Periudha e dytë pesëvjeçare duhet të fillojë në mars me zgjedhjet e Asamblesë Popullore Kombëtare dhe presidenti duhet të largohet nga zyra në vitin 2023.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nisma e re le të kuptohet se Xi Jinping kërkon të qëndrojë më shumë se dy mandate në drejtim të Kinës. Gjithashtu shkruajnë se me mbështetjen që ka, kreu i shtetit nuk e ka të vështirë të bëjë ndryshimet e duhura që të shndërrohet në një presidenti të “përjetshëm”.

Vlerësimi i tij pozitiv në rangun e lartë të politikës kineze vjen për shkak të ballafaqimit me SHBA’në e Donald Trrump dhe rënien e këtij të fundit në politikën globale.

(Kosova Sot)