Acari rikthehet, ky është moti për pesë ditët në vijim...

  • 25 February 2018 - 15:40
Acari rikthehet, ky është moti për pesë ditët në vijim...

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme do të bien temperaturat ndjeshëm, transmeton "Kosova Sot Online".Temperaturat minimale do të variojnë nga -7 deri në -9 gradë Celcius, derisa ato maksimale, do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 0 gradë Celcius.

Ky është njoftimi i plotë:

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjëte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Të enjtën aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.

 

(Kosova Sot)