Kuvendi vazhdon seancën, kryeministri sërish në interpelancë

  • 01 March 2018 - 08:00
Kuvendi vazhdon seancën, kryeministri sërish në interpelancë

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën pritët të zhvillohet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Interpenanca e Haradinajt është thirrur sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Kuvendi me pas do te mbaj debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Gjithashtu edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë si dhe votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016 do te jenë në rendë dite të kësaj seance.

Si pike e fundit të rëndit të ditës është edhe interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

(Kosova Sot)