Kosova rrezikon geton edhe pas 2018-s

  • 01 March 2018 - 08:12
Kosova rrezikon geton edhe pas 2018-s

Kosova nuk do të mundë ta shpërthejë izolimin brenda disa muajsh, edhe sikur tani t’i përmbushë dy kushtet e fundit për liberalizim të vizave: ta ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe ta dëshmojë progresin konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nëse detyrat nuk plotësohen deri në mars, atëherë rrezikon që edhe 2020-a ta gjejë në geto.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka qenë të mërkurën në Kosovë, ditën kur Kuvendi kishte planifikuar ta ratifikonte Marrëveshjen e demarkacionit, por hoqi dorë në mungesë votash. Juncker ka thënë se miratimi i kësaj marrëveshjeje është hap i pashmangshëm për liberalizimin. Ai nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodhë heqja e barrierës për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen.

(Kosova Sot)