Thaçi ndan edhe një Medalje Presidenciale

  • 02 March 2018 - 10:18
Thaçi ndan edhe një Medalje Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot ndarjen e Medaljeve Presidenciale për dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Thaçi sot ka dekoruar me këtë medalje ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

Më poshtë statusi i plotë i presidentit Thaçi:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë e dekorova edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

Ai ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë të drejtë e çlirimtare dhe në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë.

(Kosova Sot)