Mungon ministri, dështon mbledhja e jashëzakonshme e komisionit për arsim

  • 02 March 2018 - 10:19
Mungon ministri, dështon mbledhja e jashëzakonshme e komisionit për arsim

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit parlamentar për Arsim ka dështuar që të diskutoi sot lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR).

I ftuar ishte Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, por ky i fundit nuk i është përgjigjur ftesës edhe pse fillimisht kishte pranuar se do të raportoj, mirëpo në orët e vonshme mbrëmë ka refuzuar ftesën e këtij Komisioni, duke thënë se janë duke shqyrtuar me kryeministrin Haradinaj situatën e krijuar në EQAR.

Kryetari i Komisionit Ismajl Kurteshi ka thënë se për këtë mbledhje të jashtëzakonshme, ministri Bytyqi ka kërkuar të shtyhet për shkak se janë duke i bashkërenduar çështjen e rrethanave të krijuara për Agjencinë e Akreditimit me kryeministrin, Ramusha Haradinaj.

“Është një takim i jashtëzakonshëm dhe nuk do ta mbajmë mbledhjen pa ministrin e Arsimit Shyqeri Bytyqi, sipas të gjitha gjasave mbledhja për këtë çështje do të mbahet më 6 mars”, ka thënë Kurteshi.

(Kosova Sot)