Qeveria: Ministri Bytyqi po i kryen detyrat, të pavërteta lajmet për shkarkimin e tij

  • 02 March 2018 - 11:03
Qeveria: Ministri Bytyqi po i kryen detyrat, të pavërteta lajmet për shkarkimin e tij

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, thotë se njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Qeveria thekson se ministri është duke i kryer detyrat e tij që i takojnë.

"Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë", thuhet në njoftim.

Krejt këto raportime kanë ardh pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

EQAR përjashtoi AKA'në për shkak se erdhi në përfundim se nuk funksionon më e pavarur nga politika. 

Në shtator të vitit të kaluar, Haradinaj kishte urdhëruar shkarkimin e bordit të Agjencisë së Akreditimit (AKA), si rrjedhojë e së cilës erdhi edhe përjashtimi i Kosovës nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

(Kosova Sot)