Kadri Veseli nuk e lë të flasë Frashër Krasniqin, e çon në vend

  • 02 March 2018 - 11:39
Kadri Veseli nuk e lë të flasë Frashër Krasniqin, e çon në vend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Kraniqi, mori fjalën në Kuvend, por atë ia mori menjëherë kryeparlamentari Kadri veseli.

“Të hënë Gjykata e Apelit liroi katër aktivistët e VV’së. Kam dalë këtu t’i shoh fytyrat e deputetëve të PDK’së dhe disa të LDK’së...”, filloi fjalimin e tij Krasniqi.

Por, këtë ia ndali Veseli i cili tha se nuk mund të shes patriotizëm në Kuvendit.

“Regjia ndale dhe kthehu në vend. Ske me fol sot sa të jem unë kryetar”, ka thënë Veseli, duke e urdhëruar deputetin Krasniqi të kthehet në vendin e tij. 

Pas kësaj deputetët të VV’së i shkuan kryesuesit të Kuvendit të vendi i tij, por nuk dihet se cka i thanë. Tutje Grupi Parlamentar i VV'së lëshuan sallen e Kuvendit. 

(Kosova Sot)