Tensione në Kuvend: Veseli ia ndal mikrofonin Frashër Krasniqit- “Sa të jam unë kryetar s’ki me fol ti këtu”

  • 02 March 2018 - 11:42
Tensione në Kuvend: Veseli ia ndal mikrofonin Frashër Krasniqit- “Sa të jam unë kryetar s’ki me fol ti këtu”

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi me të marrë fjalën në Kuvend iu është drejtuar deputetëve të PDK-së dhe atyre të LDK-së, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ka dalë me ia shiku fytyrat e deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të LDK-së, dhe që për ta ka disa pyetje, por këtë nuk e ka lejuar kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili edhe ia ka ndal menjëherë mikrofonin.

“Sinqerisht dola që me ja u pa fytyrat deputetëve të PDK-së dhe disa të LDK-vë, dhe i kom dy pyetje”, ka thënë deputeti Krasniqi.

Pas kësaj deklarate, Veseli ia ka ndal mikrofonin Frashër Krasniqit.

“Shko në vend, mos shit patriotizëm, sa të jem unë këtu s’ki me fol ” deklaroi Veseli.

(Kosova Sot)