Zeka: Nuk ishte vizita e deputetëve në Mal të Zi arsye që dështoi votimi i demarkacionit

  • 02 March 2018 - 11:44
Zeka: Nuk ishte vizita e deputetëve në Mal të Zi arsye që dështoi votimi i demarkacionit

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, e ka sqaruar edhe njëherë për opinionin publik se çka ndodhi në ditën kur ishte seanca për Demarkacionin dhe që e njëjta u shty për një ditë tjetër. Zeka tha se pikërisht atë ditë, deputetët që ishin për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, kishin arritur me kohë në Prishtinë.

Por sipas tij, arsyeja pse nuk u mbajtë kjo seancë, ishte paralajmërimi i Behgjet Pacollit se Lista Serbe nuk do ta votojë këtë seancë, demarkacionin.

“Dua me sqaru për opinionin vizitën tonë në Mal të Zi, ne e kishim planifikuat atë vizitë dhe ne Prishtinë jemi kon në ora 16:00. 

Gjatë rrugës na kanë njoftuar se është shty seanca pasi edhe Pacolli kishte paralajmëruar që nuk ka me pas votim, kështu që z Kreparlamentar, nuk ka qenë problemi jonë.  Dhe e them edhe njëherë që vota jonë është për”, tha Zeka në fjalimin e tij në Kuvend.

(Kosova Sot)