Glauk Konjufca solidarizohet me Grupin e Molliqajt, del nga seanca për shkak të Frashërit

  • 02 March 2018 - 12:14
Glauk Konjufca solidarizohet me Grupin e Molliqajt, del nga seanca për shkak të Frashërit

Disa minuta më parë, kryeparlamentari Kadri Veseli ia ndali fjalën deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit në momentet e para të deklarimit të tij.

Veseli nuk e ka lejuar Krasniqin ta përfundoj 3 minutëshin e fjalës pasi që ky i fundit u shpreh “Kam dalë këtu tua shoh edhe njëherë ftyrat juve deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të LDK-së”.

Pas kësaj fjale të Krasniqit, Veseli ka kërkuar nga regjia që t’ia ndalë fjalën Krasniqit.

“Sa të jem unë kryetar i këtij Kuvendi ski me fol sot”, ka qenë fjala e Veselit. Pas kësaj tek foltorja e kryeparlamentarit kanë shkuar edhe deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu për të kërkuar siç duket sqarim nga Veseli për ndaljen e fjalës së Krasniqit.

Menjëherë pas ndërprejes së fjalimit të Frashërit, kanë qenë dy deputetët e tjerë të VV-së, Glauk Konjufca dheb Albulena Haxhiu që u afruan te Kadri Veseli në shejë proteste, që ky i fundit i ndaloi fjalën Frashër Krasniqit.

E pasi që nuk arritën asgjë të bëjnë me këtë reagim, këta të fundit së bashku me të gjithë deputetët e tjerë u larguan nga seanca plenare.

Frashër Krasniqi i cili është deklaruar se është me krahun e Molliqajt, është përkrahur kësaj herë fort nga krahu i Albin Kurtit.

(Kosova Sot)