Berisha nuk i ndahet Ballës, akuza të forta për gjobëvënie në Librazhd - Lajme - Kosova Sot
Berisha nuk i ndahet Ballës, akuza të forta për gjobëvënie në Librazhd

Berisha nuk i ndahet Ballës, akuza të forta për gjobëvënie në Librazhd

Prej kohësh, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PS-së, Taulant Ballës, për të cilin thotë se po terrorizon Librazhdin duke vënë gjoba.

Edhe ditën e sotme, Berisha ka publikuar disa mesazhe (që pretendon se ja kanë çuar qytetarë nga Librazhdi), ku ka denoncuar Ballën, se nëse kërkon punë në shtet, duhet të japësh haraçin tek ai.

Në mesazhet e publikuar nga Berisha, thuhet se Balla, ka angazhuar shoferin e tij, Avni Memën, për t’i kryer këto punë, ndërsa po ashtu, në shërbim të tij, sipas ish-kryeministrit, janë vënë edhe disa krerësh institucionesh në këtë qytet.

Këto akuza, në fakt nuk janë të reja për Ballën, por deri tani nuk ka pasur asnjë hetim nga prokuroria, për të vërtetuar sa qëndrojnë akuzat, ose për të përgënjeshtruar ish-kryeministrin.

Reagimi i Berishës:

Talant Balla gjobvenesi i Librazhdit!

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

“Çdo vend pune apo tender ne kete Librazhd behet me ryshfete te majme

Z.Sali Berisha .Ne librazhd po ndodh ajo qe nuk ka ndodhur kurre ne kto 25 vite 4 apo 5 persona po gllaberojne cdo gje qe i ka mbetur kti qyteti... nen komanden e taulant balles punojne mjeshtrat e hajduterise.qe te vesh ne pune ne shtet duhet te kalosh te besh pagesen ke shoferi i balles Avni mema.qe te maresh ni tender ne bashkine e kac gurres duhet ti ndash parat me kacin ..tenderat i mer te gjitha bleresi i votave te cermenikes Lul Hasballa..Spitali i librazhdit ndodhet prej dy fjetesh ne doren e inxhinierit bashkefshatarit te taulantit nga fshati kostej Bledi Hima i cili pergjat fushates elektorale bashke me hasballen pushtuan cermeniken per 25 dit duke i shantazhuar dhe duke bler cdo vot...pasojat po i vuan sot spitali i Librazhdit ka plot dy jave qe nuk gjendet asnje medikament as shirnga qe jane me minimalet...”

“Z.Berisha ky mashtrues ordiner taulant te japi pak llogori sot ne spitalin e librazhdit. Nuk ka as nje medikament madje dhe sheringa ska.Dokrorret te detyruar po I nxjerrin pacientet nga spitali pa kuruar ju thone skemi cbejme ilace ska.cdo ilac e blejne ne farmaci private.anonim”


(Kosova Sot)

18 orë e 27 minuta më parë
24/09/18