Mbesa e Mogherinit e përfshirë në rrjetin e drogës bashkë me shqiptarin

  • 07 March 2018 - 20:07
Mbesa e Mogherinit  e përfshirë në rrjetin e drogës bashkë me shqiptarin

Sot është raportuar se Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të madh në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës.

Në mesin e tyre është edhe Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.

Mbesa e Mogherinit, Gaia, e cila u arrestua për veprën penale, shpërndarje dhe blerje të drogës, ishte akuzuar edhe më parë për këtë vepër kriminale.

Në vitin 2015, kur ajo ishte në moshën 26-vjeçare, i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi më 28 shkurt ishte kapur me një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të llojit kokainë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ajo kishte pranuar një sasi të drogës nga Manuel Zumpani, biri i një eksponenti kriminal, i cili, së bashku me shpërndarësin tjetër të drogës, shqiptarin Rigers Duriçi, kryenin trafikime më lëndë narkotike nëpërmjet Ballkanit, me destinacion Italinë.


(Kosova Sot)