Ish-spiuni rus është helmuar me agjent nervor - Lajme - Kosova Sot
Ish-spiuni rus është helmuar me agjent nervor

Ish-spiuni rus është helmuar me agjent nervor

Policia britanike ka njoftuar se një agjent nervor është përdorur në tentim të vrasjes së ish spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yuria Skripal.

Të dy janë gjetur pa vetëdije të dielën në mbrëmje në Salisbury dhe tani janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një zyrtar policor, i cili ka qenë i pari që i është afruar skenës, tani është në gjendje serioze shëndësore, ka thënë udhëheqësi i kundërterrorizmit, Mark Rowley.

Ai nuk konfirmuar nëse është identifikuar saktësisht substanca e përdorur.

“Pasi kemi zbuluar se një agjent nervor është shkaku i simptomave, ne e kemi trajtuar rastin si tentim vrasje dhe mund të konfirmoj se ne besojmë që të dy personat që janë sëmurë kanë qenë të shënjestruar”.

Ai ka thënë se nuk ka të dhëna për shpërndarje të rrezikut shëndetësor në publik.


(Kosova Sot)

23 orë e 23 minuta më parë
22/06/18