Aliu: Pse Ademi refuzonte t'i takonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët! - Lajme - Kosova Sot
Aliu: Pse Ademi refuzonte t

Aliu: Pse Ademi refuzonte t'i takonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët!

Liderët që nga pas lufta që abuzuan pushtetin, zhvatën buxhetin, degraduan institucionet, shkatërruan arsimin, shëndetësinë, bizneset, diplomacinë dhe totalisht e vranë shpresën e të rinjve, për të jetuar në Kosovë, nuk kanë të drejtë të thirren në sakrificën e madhe të Familjes Jashari. Ata shpeshherë nëpër medie, të cilat me të madhe i kontrollojnë vetë, i shfaqin edhe foto, kinse paskan qenë me Adem dhe Hamëz Jasharin. Kjo është diçka jonjerëzore, meqë vetë Adem Jashari kishte refuzuar t'i takonte të njëjtët, për të cilën në një intervistë të gazetës "KOSOVA SOT" në fillim të pasluftës ishte shprehur Sylejman Selimi. Andaj, e vërteta e plotë duhet të dihet nga familjarët e Adem dhe Hamëz Jashari , se pse Ademi refuzonte t'i takonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, që nga viti 1993, kur ata u larguan në Perëndim", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

22 orë e 29 minuta më parë
24/06/18