Revista austriake DATUM: Albin Kurti, politikani që dëshiron t'a zhbëjë Kosovën

  • 07 March 2018 - 21:51
Revista austriake DATUM: Albin Kurti, politikani që dëshiron t'a zhbëjë Kosovën

Revista Austriake, përmes një shkrimi të gjatë që ia ka dedikuar, kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, e ka quajtur si nxitës të turbullirave, dhe politikan që dëshiron ta zhbëjë Kosovën.

“Ka rreth 20 vjet që Kurti nuk lodhet dot duke përsëritur se gjithçka ecën gabim në Kosovë”, shkruan revista Austriake “Datum”.

Mandej kjo revistë e përshkruan sjelljen e Kurtit, duke e quajtur një revolucionar, që flet me pauza që lë përshtypje filozofike.

“Një revolucionar i atëhershëm shfaqet si një burrë shteti. Kur flet bënë pauza të gjata mes fjalive, në mënyrë që të lë përshtypje të mendueshme dhe filozofike”, vazhdon shkrimi.

Më tej kjo revistë e përshkruan Kurtin si një radikal që hedh gaz lotsjellës në Kuvend.

“Ndërsa të tjerët thonë, është një radikal i cili hedhë gaz lotsjellës në parlament”.

Nxitësi i turbullirave

Për të rinjtë e Kosovës Albin Kurti është bartës i shpresës – në një shtet të cilin në fakt ai dëshiron ta zhbëjë.

Shtëpitë e pa ngjyrosura, me tulla te kuqe dhe të betonit shpien deri te dritaret. Shumica nuk kanë gardh, hyrje apo dhe kopsht. Janë në fushë, jo larg nga rruga kryesore ku janë të rreshtuara afër salloneve të automjeteve. Ky burrë, i humbur në mendime, shikon nga dritarja, dhe i pëlqen të konceptojë metafora të zbukuruara. Më herët, si student me flokë të gjata të stilit “rasta” dhe fanellë me kuti ai ishte më ndryshe.

Ai brohoriste parulla me megafon, sa më demonstrativ aq më mirë. Në ballin e tij dallohej një rrudhë.

Ndërsa sot ai vishet me kostume të ngushta, si kryeministri Kanadasë Justin Trudeau dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Flokët e tij janë të shkurta, thinjat e para shihen tashmë. Një revolucionar i atëhershëm shfaqet si një burrë shteti. Kur flet bënë pauza të gjata mes fjalive, në mënyrë që të lë përshtypje të mendueshme dhe filozofike.

Ai i citon Judith Butler-in dhe Sigmund Freud-in. Albin Kurti, më i zëshmi në opozitën e Kosovës, nuk bubullon, ai pëshpërit fjalitë sikur të ishin të ndjeshme. Sipas Kurtit “këto shtëpi këtu jashtë janë simbolike për gjithë shtetin. Kemi një kulm, një bazament, mirëpo ndërmjet këtyre mungon diçka”.

Albin Kurti është udhëheqës i një lëvizje politike, e cila në pak vite ka arritur të ngritët në një fuqi. Emri (Vetëvendosje) është po ashtu program politik. Vetëvendosje në gjuhën gjermane Selbstbestimmung do të thotë Vetëvendosje.

Ka rreth 20 vjet që Kurti nuk lodhet dot duke përsëritur se gjithçka ecën gabim në Kosovë, në një shtet me 1,8 milionë banorë në Ballkan, i cili para 10 viteve është bërë i pavarur nga Serbia si dhe në fund të viteve ’90 ka përjetuar një luftë të përgjakshme, e cila ka përfunduar me bombardimet e NATOS. Edhe pse në Kosovë shihen gjithandej ushtarë të huaj, gjykatës, prokurorë, edhe pse pas lufte janë themeluar me mijëra organizata joqeveritare, ky vend mbetet më i varfëri në Ballkanin Perëndimor.

BE-ja ka shpenzuar miliarda euro për rindërtimin e këtij shteti, mirëpo njerëzit nuk vërejnë ndryshime, sepse ekonomia mbetet e dobët dhe nuk gjenden veten pune.

“Nuk besoj që një shtet mund të ndërtohet nga jashtë”, thotë Albin Kurti.

Përveç kësaj, nga paslufta, Kosova udhëhiqet nga një elitë politike, e cila nga shtetndërtimi është pasuruar për vete. Kurti për këtë arsye i quan këta hajdutë. Bashkësinë ndërkombëtare, e cila premtoi se do ta bëjë këtë shtet me një të ardhme të mirë, Kurti e cilëson kolonizatore. Ndërsa Serbinë e cila deri sot nuk e ka njohur Kosovën si shtet, ai e quan oktapod, i cili me tentakula mundohet të futet brenda shtetit. Ndoshta mu për këtë Albin Kurti i pëlqen metaforat aq shumë, sepse ngritja e tij politike ka shënuar rritje.

Ky intelektual urban ka arritur që me slogane demonstrative t’i përthekoj keqkuptimet. Mundet edhe të thuhet: Kurti është një popullist i lindur në një shtet, ku elita politike është e përbërë nga komandantet e luftës së atëhershme dhe teknokratët e huaj.

Një tip karizmatik, i cili është i afërt me popullatën dhe modest, i cili jeton në një apartament të zakonshëm në qendër të Prishtinës. Për shumë shqiptarë, Kurti ka merita, sepse ai gjatë luftës është deportuar në Serbi dhe ka qenë i burgosur. Ndërsa të tjerë e shohin Kurtin si një radikal, i cili shquhet për kokëfortësi dhe është shkaktar i jostabilitetit në Ballkan. Në këtë moment kur Kurti mban një çamçakëz në gojë dhe shikon nga dritarja, para vetes është duke punuar në fjalimin e tij, të lë përshtypjen e gjithckaje, vetëm jo të një njeriu të rrezikshëm. Ai shfaqet si një ëndërrues, i cili është i zhytur në botën e tij dhe gjithnjë lejon edhe tjetrin të merr pjesë: “Nuk besoj që një shtet mund të ndërtohet nga jashtë”, thotë Kurti. “Demokracia nuk importohet lehtë”.

Një veturë me dritare të thyera dhe me ulëse (të vjetra) të mbetura nga ish-Jugosllavia përballe një fabrike të tullave, ndalon. Afër aty janë varrezat, varreza të parregulluara të cilat janë ashtu si shtëpitë e papërfunduara, që Kurti i sheh nga dritarja.

Temperaturat janë nën zero. Majet e maleve në horizont janë të mbuluara me borë, bari paksa i ngrirë. Podujeva është në verilindje të Kosovës, afër kufirit me Serbi. Gjatë luftës në Kosovë këtu kanë ikur qindra mijëra refugjatë. Sot banorët e këtij vendi lëvizin në drejtim të Prishtinës në mënyrë që të gjejnë ndonjë punë, sepse fabrikat këtu nuk janë funksionale dhe priten që të privatizohen. Burrat, të cilët e presin te vendi i varrezave Kurtin, pinë kafe, e cila mund të blihet në pompën e derivateve afër rrugës për 50 centë. Ata janë të veshur me xhaketa të shqyera dhe kapela të thurura. Kurti i cili është i veshur me një mantel të zi mbi kostumin e tij, hynë në turmë dhe del para. Tanimë mënyra e të folurit lirshëm zhduket. Me një fytyrë të ngrirë, qëndron para varrit dhe përulet duke e vendosur një tufë lule mbi varr.

Rrudha në ballë i shfaqet si më parë. Buçima e fjalimeve të anëtareve të partisë dëgjohet nga varrezat deri tek fqinjët në mënyrë që historia e cila tregohet të dëgjohet gjithandej. Njeriut, të cilit Kurti i përkulet dhe i vë tufën me lule para varrit, është djaloshi i cili u vra në protestat e organizuara nga Vetëvendosja para 11 viteve, në vitin 2007. Për Vetëvendosjen 10 shkurti që nga atëherë është ditë zije, në të cilën anëtarët e partisë vizitojnë rregullisht varrin. Në vitin 2007 Kosova ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut kur simpatizantët e Vetëvendosjes shpallën “luftë”. Kurti atëherë i veshur me xhinsa dhe bluzë qëndronte mbi një kamion i rrethuar nga një turmë e madhe e popullatës dhe brohoriste: “Institucionet nuk i përfaqësojnë interesat tona! Ata nuk na përfaqësojnë neve”. Simpatizantët e tij thërrisnin: “Hajdutë! Hajdutë! Hajdutë!”

Pastaj policia e UNMIK-ut filloi të shtie me plumba gome ndaj turmës së njerëzve të mbledhur për Kurtin.

Dy njerëz humbën jetën. Më vonë u zbulua që, plumbat e gomës të cilat u shfrytëzuan nga UNMIK-u ishin me afat të skaduar, dhe ato goma ishin aq të forta, sa që mund të krahasoheshin me plumba të revoles. Përderisa këta dy aktivistë u dërguan të përgjakur në spital, Kurti u arrestua dhe qëndroi 5 muaj i burgosur dhe 6 muaj të tjerë në arrest shtëpiak. Një javë para se të shpallej pavarësia Kurti u lirua. Në kohën e duhur, mirëpo ndihej se nuk e kishte vendin këtu: ndërsa njerëzit në rrugë gëzoheshin dhe fishekzjarrët shpërthenin mbi Prishtinë, Kurti qëndronte në shtëpi para televizionit i padisponuar për të festuar. Ai e ka ndjenjën se ky shtet për të cilin ai luftoi, tani është në duart e të tjerëve.

Dhjetë vite më vonë Kurti qëndron para varrezave, i ngrirë si një hell akulli, dhe ndjenja e atëhershme i rikthehet sërish. Me flamurin e Kosovës ai tani e sa vite ende nuk është adaptuar. Flamuri i cili ka 6 yje të bardhë në një hark të lehtë mbi kornizat e arta të territorit të vendit. Çdo yll pasqyron një komunitet të shtetit. Shqiptarët, boshnjakët, turqit, serbët, romët si dhe një yll për minoritete të tjera. Kurti e vlerëson si të padrejtët që minoriteti serb të ketë të drejtën e autonomisë, edhe pse ky komunitet përbën vetëm 3,4 për qind, ndërsa shqiptarët 91 për qind.

Kur ai kthehet, lufta ka mbaruar. Kryengritësi nuk e përjetoj lirinë.

Ai tërheq vërejtjen mbi strukturat paralele të administruara dhe financuara nga Beogradi, të cilat mund ta shpërbënin shtetin. Më së shumti Kurti kritikon Kushtetutën, që ia ndalon Kosovës bashkimin me Shqipërinë. Shumë njerëz, përfshirë edhe Kurtin, ëndërrojnë për një bashkim të dy shteteve. Andaj te varrezat, ku Vetëvendosje përkujton aktivistët e vrarë, valon flamuri i Shqipërisë me shqiponjën e zezë në sfond të kuq. Kur Kurti kthehet në veturë, fërkon duart e ftohta, lëshon ngrohjen dhe thotë: “Një komb duhet të identifikohet me flamurin e tij, do të duhej të ishte pasqyrë, në të cilën do ta shihnim veten. Mirëpo flamuri ynë nuk ka histori dhe nuk është përzgjedhë kurrë në mënyrë demokratike”. Është një nga ato momentet paradoksale, kur një njeri që dëshiron të bëhet kryeministër, refuzon flamurin e shtetit të tij.

Disa ditë pas ceremonisë përkujtimore, Kurti qëndron në zyrën e tij, në një ndërtesë në një lagje të misioneve diplomatike në Prishtinë, pra m’u aty ku nuk duhej pritur se i ka zyrat. Ndërtesa e partisë është e bardhë dhe ndërtim i ri. Në katin më të lartë të ndërtesës është zyra e Kurtit, ku nga aty shikimi rrok ndërtimet e Prishtinës. Zyra e tij është aq thjeshtë e rregulluar si stili i tij i ri në kostum: një tavolinë pune e pastruar, një tavolinë xhami në mes të kolltukëve të lëkurës, një aparat i kafes i kyçur në rrymë. Kurti qëndron në dritare me duar në xhepa, dhe shikon “xhunglën”, siç e quan ai Prishtinën, një kaos i egër që rritet me një shpejtësi në dy pjesët e Prishtinës si në veri ashtu edhe në jug mes ndërtimeve të vjetra dhe të reja.

Shtëpitë ngrohen me thëngjill, gjë që kjo ndikon që cilësia e ajrit në Prishtinë të jetë më e keqja në botë. Shume më parë, kur Kurti ishte fëmijë, ky qytet ishte shumë më i qetë. Kurti ulet në një nga kolltukët e tij të lëkurës dhe fillon tregimin e tij. Ai i jep vetes kohë. Sikur dikush që dëshiron t’i shkruaj kujtimet e tij.

Në Prishtinë, sot në kryeqytetin më të ri të Evropës, Kurti u lind më 1975, prindërit e tij ishin inxhinierë.

Babai i tij punon në një shtypshkronjë, ku merrej me mbikëqyrjen e makinave dhe ngrohjes. Nëna e tij është mësimdhënëse, e cila më herët i sillte libra në shtëpi: Liza në botën e çudirave dhe Aventurat e Tom Sojerit. Një ditë, kur Kurti ishte gjashtë vjeçar, ai qëndroi në ballkonin e apartamentit dhe i vëzhgonte demonstratat e para të jetës së tij. Presidenti socialist Tito, i cili e mbajti bashkë Jugosllavinë shumëkombëshe, tashmë ka vdekur dhe në Prishtintë dëgjohen kërkesa të zëshme për një Republikë. “Në atë kohë, në vitet ’80 kanë qenë në modë këpucët pa lidhësa, sikur ato që i mbante Michael Jackson. Për shkak që studentët duhej të iknin shumë shpejt nga policia, rrugët dukeshin pas protestave si një shtrat lumi i tharë me njëqind anije të lëna pas”, kujton Kurti. Më vonë, në moshën 21 vjeçare, Kurti vetë udhëhoqi demonstratat studentore. Nga djaloshi, i cili kurrë nuk e vizitoi as kopshtin e fëmijëve, u bë një burrë i frustruar, i cili dëgjon një llojë muzike rok dhe mbanë flokë të gjata si Eddie Vedder, i këngëtarit të Pearl Jam.

Kurti dëshiron t’i ketë të dyjat: udhëheqës i një Lëvizjeje të majtë dhe një figurë prijetare në rrugëtimin drejt Shqipërisë së Madhe.

Kurti u bë udhëheqës i rezistencës civilie kundër regjimit represiv të Serbisë. Në vitet ’90, të cilat Kurti sot i përshkruan si aparteid, dëshira e shumicës shqiptare në Kosovë ishte pavarësia siç ishte Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Sundimtari serb Slobodan Millosheviq dëshiron ta pengonte këtë. Kosova, atëherë krahinë e Serbisë, humbi autonominë, të cilën e pati fituar gjatë kohës së presidentit jugosllav Tito. Njëqindmijë shqiptarë humbën vendet e punës. Edhe babai i Kurtit, i cili në dhjetor të vitit 1990 u shoqërua prej 12 policëve serbë nga fabrika ku punonte. Studentëve iu ndalua të shkonin në universitete shtetërore. Shqiptarët fillojnë të ndërtojnë një sistem paralel. “Unë vetë kam studiuar në një shtëpi private, këtu afër tek fqinjët. Të gjitha dritaret ishin të mbyllura me mbulesa të zeza, në mënyrë që policia të mos shihte që ne mësoheshim në gjuhën shqipe”, tregon Kurti.

Së bashku me studentë të tjerë, ai doli në rrugë dhe kërkoi të drejtën për të pasur universitet shtetëror. Ata rrinë të ulur kur tanket vijnë në drejtim të tyre, dhe Kurti vazhdon të ecë në rrugë, edhe pse si udhëheqës rregullisht arrestohej dhe rrahej. Njëherë kishte menduar për një rezistencë paqësore, mirëpo nga viti 1997, jo më. Ai fillon të punojë për Adem Demaçin, zëdhënësin e UÇK-së, e cila luftonte kundër armatës serbe. Në prill të vitit 1999, në mes të bombardimeve të NATO-s, Kurti arrestohet dhe deportohet në Serbi, ashtu si 2000 të burgosur politikë nga Kosova. Një konvoj ushtarak i armatës serbe e dërgon Kurtin “në vendlindjen e armikut më të madh”. Në Pozharevc, 90 kilometra në juglindje nga Beogradi, vendlindjes së Sllobodan Millosheviqit, kundër të cilit Kurti ka protestuar me vite. Kurti dënohet me 15 vite burg, pas rrëzimit të Millosheviqit dhe me presion të Bashkësisë Ndërkombëtare, ai lirohet në vitin 2001. Kur ai kthehet në Kosovë, lufta tanimë ka përfunduar. Ai i cili ishte kryengritës nuk e përjetoi lirinë. Kurti i cili në Kosovë në çdo kohë gjendet në arrest shtëpiak dhe i burgosur, dëshiron tani të bëhet kryeministër. Disa thonë, që ai është i vetmi që mund të sjellë ndryshime. Ndërsa të tjerët thonë, është një radikal i cili hedhë gaz lotsjellës në parlament.

Kurti rrudh krahët dhe thotë: “Jo, ne nuk jemi radikal, rrethanat në Kosovë janë dhe Qeveria e cila është në pushtet”. Mirëpo imazhi i një figure drejtuese të një lëvizjeje është jo edhe i qartë. Një e treta e deputeteve kanë paralajmëruar dorëheqjen e tyre nga partia, sepse nuk e pranojnë më si kryetar të partisë.

Tani, në kafet e Prishtinës flitet se cilat mund të jenë arsyet. Dhe Kurti, i cili është në krizën më të madhe që nga themelimi i partisë, takon, flet më shpesh dhe më shumë anëtarët e partisë. Sikur sot në Prishtinë. Në dysheme është i shtruar një qilim i kuq, në dritare perde të kuqe, në skenë është vendosur flamuri i Shqipërisë. “Salla e kuqe” është e vendosur në një ndërtesë brutale, kulmi i së cilës është me maje të betonuara. Në kohën e Jugsllavisë ishte qendër e sportit për të rinjët, ndërsa sot është shëndrruar në një qendër tregtare. Është ky zhvillimi i pasluftës që Kurtin e iriton. Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, individualizimi i shoqërisë, gjeneza e konsumit të shoqërisë, që asgjë nuk prodhon. Kosova sot importon dhjetë herë më shumë se sa që eksporton. Edhe qepët dhe hudhrat, të cilat vetë mund t’i mbjellin. Kurti dëshiron ta zhvillojë ekonominë dhe bujqësinë dhe ta subvencionoj në mënyrë shtetërore. Këtë e thotë ai gjatë fushatës parazgjedhore në fshatrat, ku njerëzit e ftojnë në shtëpitë e tyre. Sot në sallën e kuqe, para simpatizantëve të partisë në Prishtinë, e bënë atë që di më së miri ta bëjë. “Kosova udhëhiqet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga njerëzit e saj”, thotë ai në sallë. Pastaj fillon himni shqiptar dhe treqind njerëz çohen në këmbë. Himni i Kosovës është i pakompletuar si ato shtëpitë e pa përfunduara, që Kurti i sheh nga dritarja. Ka një melodi po nuk ka tekst, sepse duhet të jetë neutral. Një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është ajo që Kurti dhe bashkepartiakët e tij e kuptojnë me Vetëvendosje. Për bashkësinë ndërkombëtare, posaçërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ky skenar është absolut i papaanueshëm. Kujtesa është shumë e freskët ndaj luftërave të përgjakshme të viteve ’90. Atëherë, kur Jugosllavia socialiste u shpërbë, e gjithë paqja në Evropë ishte në pikëpyetje. Aq e theksuar sikur nuk ishte as pas Luftës së Dytë Botërore. Që nga atëherë, BE-ja është fuqia më e rëndësishme për paqe dhe rend në Ballkan dhe është e interesuar t’i mbajë sa më larg nacionalizmin, dhe provokatorët sikur se ideja e Shqipërisë së Madhe. “Një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë është skenari më i keq për paqe në Ballkan”, thotë Lukas Mandl, i cili nga nëntori 2017 përfaqëson Partinë Popullore të Austrisë në Parlamentin Evropian. Në përvjetorin e pavarësisë Mandl ishte me një delegacion austriak në Prishtinë dhe ndër të tjera ka zhvilluar biseda dhe me Kurtin. “I kam thënë të ngritë besimin në Republikën e re. Nëse ka zyrtarë të shtetit që nuk e njohin shtetin e tyre, atëherë nuk shoh arsye për bashkëpunim. Këtë e përfaqësojë edhe në Vjenë edhe në Bruksel”, thotë Mandl.

Ulrike Lunacek, ish-raportuesja për Kosovë e Parlamentit Evropian, e njeh Kurtin tanimë 9 vite. Lunacek, e cila sapo ka publikuar një libër për punën e saj në Kosovë, thotë: “Gjithmonë kam pas përshtypjen se Vetëvendosje është e vetmja parti e përfaqësuar në parlament e cila nuk është e korruptuar edhe e cila përmban diçka thelbësore. Pavarësisht idesë për Shqipërinë e Madhe, unë kam pa ngjashmëri si me Partinë e të Gjelbërve, si p.sh. procesi nga një Lëvizjeje në një Parti, mirëpo edhe rezistenca kundër establishmentit dhe kërkesat për më shumë drejtësi sociale”.

Lunaceku beson se për Albin Kurtin, mbrojtja e një Shqipërie të Madhe ka të bëjë me atë që Kosova si shtet ende nuk është e njohur në mënyrë të plotë, dhe është nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. Nisur nga ky aspekt, besueshmëria kosovare karshi Bashkimit Evropian nuk është e madhe, nga 28 shtete anëtare 5 shtete ende nuk e njohin Kosovën si shtet. “Dialogu me Serbinë do të ishe shumë më i lehtë, sikurse Bashkimi Evropian të qëndronte qartë pas pavarësisë së Kosovës. Përveç kësaj këtu ndikon edhe mungesa e lëvizjes së lirë (mos liberalizimi i vizave) për këtë shtet. Që të dyja janë arsye, se pse Shqipëria e Madhe është temë diskutimi dhe disa kosovarë pajisen me pasaporta të Shqipërisë”, thotë Lunaceku. Nëse Albin Kurti do të bëhej kryeministër, gjë që pret afër 15 vite për këtë, ai do të duhej të bënte kompromise në Bruksel, Washington dhe Beograd.

“Kurti është një personifikim i historisë së Kosovës në 30 vitet e fundit”, thotë Xhihiq. Çështja është nëse dikush që është rritur në këtë mënyrë, duke u hedhur në barrikada, a do të jetë i gatshëm për kompromise?

Imazhi i revolucionarit të papërkulur i cili me kërkesat e tij nganjëherë futet edhe mbrapa grilave ose hynë në grevë urie, në zgjedhjet e fundit të korrikut 2017 rezultoi që Kurti të jetë ndër më të votuarit.

Vedran Xhihiq, i angazhuar si shkencëtar në Institutin për Politike Ndërkombëtare në Austri, (OIIP), kritikon shpesh politikanët e rajonit. Mirëpo, Kurti për të është një përjashtim i dukshëm:

“Kurti është personifikim i historisë së Kosovës në 30 vitet e fundit”, thotë Xhihiq dhe shton: “Nuk ka ndonjë figurë në të gjithë hapësirën e Evropës Juglindore, e as në politikën perëndimore, që në 10 deri në 15 vitet e fundit ka ngrit një kapital autentik sikurse Kurti”. Xhihiq beson, që Vetëvendosje edhe më tutje do të shënojë rritje, përderisa qeveria e tanishme nuk bën ndryshime ose nuk përparon. Fakt është që qeveria e tanishme për Kurtin është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh atij. Partia e dytë në vend, PDK-ja, ka arritur të formojë qeverinë me 17 parti, në mënyrë që ta pengojë Vetëvendosjen. E udhëhequr nga ish-komandanti Ramush Haradinaj, i cili vendimin e parë si kryeministër e merr për t’ia dyfishuar vetes pagën në 3000 euro. Në një shtet ku paga mesatare është rreth 300 euro dhe pensionet më pak se 100 euro. Pikërisht këtë, Kurti dëshiron ta ndryshojë, në njërën anë kërkon ta zvogëloj “sistemin qeverisës” dhe në anën tjetër ta ndryshojë sistemin social duke filluar nga sigurimet shëndetësore si dhe shtesat familjare.

Ai është e kundërta e qeverisë së tanishme, e cila ka 70 zëvendës ministra sipas gjasave aq të fryrë gjë që ndodh për herë të parë në historinë Kosovës. Qeveria është aq e madhe, saqë edhe pas disa muajve pasi që është krijuar kjo qeveri, nuk mund të gjinden zyra të mjaftueshme. Kurti tund kokën përballë kësaj situate. Njerëzit e Kosovës, thotë ai, nuk mund të presin gjë nga shteti, por nga nga familjarët e tyre të cilët jetojë jashtë vendit dhe të cilët dërgojnë mjete financiare. “Nga diaspora çdo vit rrjedhin rreth gjysmë miliardë euro”, kjo është gjysma e buxhetit të qeverisë. D.m.th janë ata që neve na mbajnë në jetë“.

Në një të shtune pasdite, një javë para se të fillojë festa për dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kurti i ulur në një kafene përpallë ndërtesës së qeverisë, me kokë ulur mbi fjalimin e tij, lë përshtypjen e një nxënësi duke i bërë detyrat e shtëpisë. Me një dorë ai shtyp butonat e telefonit e tij, ndërsa me tjetrën e përzien sheqerin në espresson e tij. Nuk kanë kaluar ende dy vite që nga ajo ditë, kur simpatizantët e tij kanë gjuajtur këtë ndërtesë me ngjyrë dhe gurë, e cila sot është e pështjellur me një flamur gjigant. Ndërkohë këto dëme janë riparuar dhe qyteti shndrit nga ngjyrat e kaltërta dhe ari. Edhe këtë vit Kurti do të qëndrojë në shtëpi, sepse nuk sheh arsye të festojë. Kurti disa herë është arrestuar pasi që ka thirrur për protesta në këtë vend, i cili tani është i stolisur me balone dhe banera. Kurti është sharmant dhe njëkohësit provokator. Të lë përshtypjen e një njeriu të sjellshëm dhe në dhe për një moment shfaqet radikal. Një njeri i cili dëshiron t’i ketë të dyjat: udhëheqës i një lëvizjeje të majtë dhe figurë prijetare në rrugëtimin drejt Shqipërisë së Madhe.

“Në fakt”, thotë Kurti duke buzëqeshur, “jam një njeri shumë romantik, dhe unë besoj në atë, që njerëzit janë të tillë”. Kurti ndoshta i ngjan shqiponjës së flamurit shqiptar: ai ka dy fytyra, dhe e tregon atë fytyrë që tani për tani më së miri i konvenon.

(Kosova Sot)