Zyba me ironi:Fluturoi, fluturoi SHPENDI...

  • 07 March 2018 - 22:49
Zyba me ironi:Fluturoi, fluturoi SHPENDI...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba ka komentuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai duke ironizuar me sloganin e Ahmetit gjatë Zgjedhjeve Lokale për Prishtinën ka shkruar “fluturoi, fluturoi”.

Ahmeti çaste më parë ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thelluar kështu krizën që po kalon ky subjekt politik.

Por ai për dallim nga të pakënaqurit e tjerë ai nuk ka dhënë dorëheqje vetëm nga postet partiake, por ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

(Kosova Sot)