Spiunët rusë, armiq të shtetit, u shënjestruan gjithnjë jashtë Rusisë - Lajme - Kosova Sot
Spiunët rusë, armiq të shtetit, u shënjestruan gjithnjë jashtë Rusisë

Spiunët rusë, armiq të shtetit, u shënjestruan gjithnjë jashtë Rusisë

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal është në gjendje kritike pasi u gjet pa ndjenja, bashkë me të bijën, në Britaninë e Madhe.

Ai është vetëm një nga disa shtetasit rusë të profilit të lartë, që janë vënë në shënjestër në tokë të huaj, jashtë Rusisë.

Leon Trotsky ishte një teolog dhe revolucionar, që luajti një rol thelbësor në regjimin bolshevik. Pas vdekjes së Leninit, ai u dëbua nga Partia Komuniste dhe nga Bashkimi Sovjetik. Ai u vra në Meksikë 11 vite më pas, e vrasësi i tij u shpall hero i Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Disidenti Georgi Markov u arratis nga Bullgaria, vend ky aleat i ngushtë i Bashkimit Sovjetik. Ai u helmua me një çadër, ndërsa punonte si gazetar për BBC-në dhe vrasësit e tij mbetën të paidentifikuar.

Aleksander Litvinenko u helmua dhe vuajti nga sindroma e radioaktivitetit akut. Ish-oficeri i kundërzbulimit rus u kthye në armik të vendit, kur u arratis drejt Londrës. Një hetim i mëvonshëm doli në përfundimin se, vrasja e tij mund të ishte kryer me pëlqimin e presidentit rus, Vladimir Putin, përcjell TCh.

Një ish-anëtar i zëshëm i lëvizjes separatiste çeçene, Said Emin Ibragimov u largua drejt Francës. Ai u sulmua dhe besonte se mbahej nën monitorim. Autorët mbeten të paidentifikuar.


(Kosova Sot)

6 orë e 17 minuta më parë
20/09/18