Albulena Haxhiu:Qytetarët e Prishtinës nuk e kanë merituar dorëheqjen e Ahmetit

  • 07 March 2018 - 23:44
Albulena Haxhiu:Qytetarët e Prishtinës nuk e kanë merituar dorëheqjen e Ahmetit

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë merituar dorëheqjen e Ahmetit.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend!
Ahmeti tashmë është rreshtuar në grupin e të pakënaqurve në Lëvizjen Vetëvendosje ose sic tashmë quhet, në krahun e Dardan Molliqajt.
Ai arsyet e dorëheqjes së tij i ka bërë të ditura përmes një letre.


(Kosova Sot)