Krasniqi:Mafia po e rimerr Prishtinën (Foto)

  • 08 March 2018 - 00:12
Krasniqi:Mafia po e rimerr Prishtinën (Foto)

Prej kur nisi përqarja në Vetëvendosje, krahu përkrahës i Albin Kurtit në shumë raste i është drejtuar publikisht grupit të Molliqajt të cilin pritet ta drejtojë Shpend Ahmeti, se kanë lidhje me biznese të mëdha që kanë interesa në kryeqytet.

Është zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi i cili njëherë është edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, që në një postim  postim të fundit të bërë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, ka shkruar se ‘Mafia po rimerr Prishtinën’.

‘Pas 4 vitesh ballafaqim Mafia rimerr Prishtinën’, ka thënë Krasniqi në facebook.

Ndryshe, njeriun i cili tani po i drejton akuza atij, mandatin e parë si kryetari i Pirshtinës, Shpend Ahmeti e kishte emëruar drejtor të Kompanisë Rajonale të Pastrimit, por ai kurrë nuk e mori atë detyrë për shkak të problemeve me bordin e aksionarëve.

Ndërkohë, duhet të ceket se që nga përplasja në Vetëvendosje ku u krijuan dy grupe, çdoherë u raportua se Ahmeti ishte rreshtuar nga Molliqaj, gjë që do të thotë se nuk ishte e papritur kjo dorëheqje

Image

 

(Kosova Sot)