Arrestohen tre serb në Gjilan, nuk zbatuan urdhrin e policisë

  • 08 March 2018 - 09:40
Arrestohen tre serb në Gjilan, nuk zbatuan urdhrin e policisë

Policia e Kosovës me 07 mars 2018, rreth orës 02:15, gjatë patrullimit në fshatin Pasjan, ka vërejtur veturën Audi A-6, me targa NI republika e Serbisë, të parkuar në vend të ndaluar për parkim.

“Të njëjtit i kanë hequr targat e veturës, por në ndërkohë vijnë tre të dyshuarit që të gjithë serb shtetas të Kosovës, të cilët fillimisht nuk i kanë zbatuar urdhëratë e policisë dha pas shqiptimit të dënimit, të njëjtit kanë penguar policët dhe kanë tentuar edhe për ti sulmuar fizikisht. Në rast janë kyçur edhe njësite policore nga Stacioni i Gjilanit, ku janë arrestuat tre të dyshuarit të cilët janë intervistuar nga ana e policisë së Kosovës në prani të avokatëve mbrojtës, të cilët më pastaj me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 h”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu theksohet se rasti procedohet në prokurori me kallxim penal “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”

(Kosova Sot)