Bëhen për spital për shkak të parkingut - Lajme - Kosova Sot
Bëhen për spital për shkak të parkingut

Bëhen për spital për shkak të parkingut

Rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Mehmet Pashë Deralla” ka ndodhur një rrahje.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjurmë gjaku por jo edhe persona të dyshuar.

Në kërkim të personave të dyshuar, patrulla ka shkuar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren me ç ’rast ka takuar dy të dyshuarit që po merrnin ndihmë mjekësore veç e veç.

I dyshuari i parë kishte pësuar plagë në kokë dhe sqaron t’i jenë shkaktuar me shkop bejsbolli nga një person i panjohur. Ndërkaq, i dyshuari i tytë kishte pësuar plagë në dorë nga thika. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në raporte hetimore thuhet se sherri ka plasur rreth një vend parkingu të automjeteve.

(Kosova Sot)

23 orë e 22 minuta më parë
23/06/18