Një femër shantazhohet nga familjari, i kërkon 11 mijë euro - Lajme - Kosova Sot
Një femër shantazhohet nga familjari, i kërkon 11 mijë euro

Një femër shantazhohet nga familjari, i kërkon 11 mijë euro

Në Rajonin e Prizrenit, një viktimë nga Gryka e Lumëbardhit ka raportuar në polici një adresë elektronike përmes së cilës, viktima shantazhohej, ngacmohej e kanosje nga letra të shkruara në kompjuter dhe përmes sms-vë

I dyshuari përmes këtij shantazhi kërkonte nga viktima 11 mijë euro, në të kundërtën kërcënonte se do ti bënte publike disa materiale që do t’i bënin dëm viktimës

Pas një pune të gjatë hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, gjykatën themelore, dhe operatorët telefonik, hetuesit policorë kishin arritur që t’i binin në fije krejt këtij lëmshi i cili ishte nisur nga një i dyshuar i moshës së vjetër dhe që rezultoi se ishte në lidhje krushqie me viktimën.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme.

(Kosova Sot)

8 orë e 28 minuta më parë
23/06/18