“Krahu i djathtë” i Albin Kurtit, injoron Shpend Ahmetin

  • 08 March 2018 - 11:34
“Krahu i djathtë” i Albin Kurtit, injoron Shpend Ahmetin

Përkundër reagimeve të shumta të anëtarëve e aktivistëve të VV-së, për largimin e Shpend Ahmetit nga kjo parti, një grup i kësaj Lëvizje kanë vendosur ta injorojnë plotësisht largimin e Ahmetit.

Në kohën kur ofendimet e sharjet e aktivistëve të VV-së, janë në kulm nëpër rrjete sociale, Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes Hydajet Hyseni është marrë me krejt diçka tjetër.

Ai ka postuar në rrjetin social facebook, fotografi dhe poezi të komandantit legjendar Adem Jashari.

Duke mos e komentuar e duke injoruar plotësisht largimin e kryetarit të Prishtinës nga kjo parti.
As kryetari i VV-së Albin Kurti nuk është deklaruar ende për dorëheqjen e Ahmetit.

(Kosova Sot)