Pas Sirisë, Turqia do të pushtojë edhe Irakun

  • 08 March 2018 - 12:23
Pas Sirisë, Turqia do të pushtojë edhe Irakun

Turqia është duke krye një operacion ushtarak prej gati dy muajsh në Siri, ndërsa mësohet se po përgatitet që ushtarët e tyre të futen edhe në Irak.

Lajmi u dha nga shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu, i cili tha se po bëhen gati që në muajin maj të futën edhe në Irak për të luftuar kundër PKK-së, shkruan Hurriyet

"Operacioni në Siri përfundon në maj dhe pas kësaj ne do të shohim mundësitë që t'a shtrijmë atë edhe në Irakun e Veriut"., - tha ai për mediat pak orë më parë. 

Turqia është futur në zonën e Afrinit në Siri për të luftuar formacionet ushtarake të YPG, të cilat Ankaraja i cilëson terroriste.

(Kosova Sot)