Ndryshe nga babai i kryeministrit, prindërit e Thaçit ua kanë ndarë pasurinë edhe vajzave

  • 08 March 2018 - 13:15
Ndryshe nga babai i kryeministrit, prindërit e Thaçit ua kanë ndarë pasurinë edhe vajzave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën e Ndërkombëtare të Gruas, thotë se është i kënaqur që prindërit e tij i kanë ndarë pasurinë të gjithë fëmijëve njëjtë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se i vjen keq që babai i tij nuk i ka ndarë pasurinë të gjithë fëmijëve, pra edhe djemve edhe vajzave njëjtë. Ndërsa Presidenti Thaçi shprehet i lumtur që kjo nuk ka ngjarë në familjen e tij.

Thaci ka shkruar në Facebook, se pasurinë modeste, prindërit e tij ua kanë ndarë njësoj motrave dhe vëllezërve.

“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi.

(Kosova Sot)