Burjani: Rishikim i sistemit dhe transparencë - Lajme - Kosova Sot
Burjani: Rishikim i sistemit dhe transparencë

Burjani: Rishikim i sistemit dhe transparencë

"Duhet të formohet një task-forcë e veçantë, e cila do të ketë një ekip juristësh për të verifikuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve", tha Blerim Burjani për "Kosova Sot

Eksperti Blerim Burjani thotë se janë disa çështje me rëndësi në drejtim të arritjes së qëllimeve për reformimin e drejtësisë dhe rritjen e efektshmërisë, transparencës e llogaridhënies.

"Rishikimi funksional që duhet të behet nga KGJK-ja dhe KPK-ja, që duhet të përfshijë rishikimin e bazës ligjore, vlerësimin e punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, transparencën për moskryerje dhe grumbullim të lëndëve të deritashme dhe të pazgjidhura, për lëndë të pazgjidhur do të duhet ditur pse i kanë kështu, duhet të nxirren statistika se sa vepra penale janë parashkruar dhe pse? Me fjalë të tjera duhet të saktësohet dhe qartësohet pse nuk janë zgjidhur, por janë parashkruar ligjërisht", potencoi ai.

Sipas Burjanit, për krijimin e një sistemi të duhur duhet të ndodhë edhe një edukim i gjyqtarëve dhe riedukim, trajnim dhe për prokurorë duhet të reformohet i tërë sistemi i edukimit. 

(Kosova Sot)

2 orë e 40 minuta më parë
23/06/18