Djali i shefit pakistanez të talibanëve vritet nga një sulm me dron - Lajme - Kosova Sot
Djali i shefit pakistanez të talibanëve vritet nga një sulm me dron

Djali i shefit pakistanez të talibanëve vritet nga një sulm me dron

Djali i shefit pakistanez të talibanëve, Mullah Fazlullah dhe 19 persona tjerë janë vrarë në një sulm të dyshuar me dron amerikan gjatë kësaj jave në Afganistan, kanë thënë zyrtarët.

Abdullah është vrarë në zonën Chawgam në lindje të provincës Kunar, pasi një kamp trajnimi për bomba vetëvrasëse është goditur nga dy raketa, kanë thënë zyrtarë të inteligjencës pakistaneze.

Zyrarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar për të folur në media.

Dy komandantë rajonalë tjerë të talibanëve pakistanezë, Gul Mohammad dhe Ustad Yaseen, që po ashtu janë trajtuar për bomba vetëvrasëse, kanë qenë në mesin e të vdekurve, kanë raportuar mediat pakistaneze.

Autoritetet afgane kanë thënë më parë se 27 militantë janë vrarë në një sulm që ka shënjestruar një seminar islamik.

Djali i Fazlullhut është personi i katërt i profilit të lartë të talibanëve që është vrarë me dron brenda një muaji.

Zëvendës-shefi i talibanëve pakistanezë, Khan Said Mehsud, i njohur Sjana, është vrarë muajin e kaluar nga një goditje me dron.

(Kosova Sot)

3 orë e 30 minuta më parë
18/06/18