Sekuestrohen tri armë në Has

  • 08 March 2018 - 15:10
Sekuestrohen tri armë në Has

Në vazhdën e aktiviteteve policore për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, policia e Prizrenit i ka sekuestruar tri armë ilegale në Has.

Me datën 06 mars është sekuestruar një kallashnikov në fshatin Kushnin. Zbulimit i ka ndihmuar Laboratori i Forenzikës i Kosovës i cili ka konstatuar se disa gëzhoja që ishin dërguar në ekspertizë balistike  nga policia ishin të shkrehura nga dy armë automatike dhe jo vetëm nga njëra armë që ishte sekuestruar ditë më parë. Pas ballafaqimit me provat, i dyshuari ka treguar se e posedon edhe një kallashnikovë pa  fishekë.

Ndërkaq, sot në fshatin Gjonaj hetuesit rajonalë i kanë sekuestruar dy pistoleta: njëra e llojit “Crvena Zastava” me numër serik C4656 dhe tjetra “Ekol” EJC-1640049.

Pas inicimet të rasteve, të dyshuarit janë liruar ndërsa kallëzimet penale dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot)