Gazeta britanike: Kosova në mesin e shteteve që janë udhëhequr nga gratë

  • 08 March 2018 - 15:12
Gazeta britanike: Kosova në mesin e shteteve që janë udhëhequr nga gratë

Lidershipi botëror – jo vetëm politik – është në përgjithësi i dominuar nga burrat, të cilët në shumicën e shteteve të botës zgjidhen më shumë në poste publike.

Gazeta britanike The Telegraph shkruan që aktualisht në botë janë rreth 26 shtete ose territore që udhëhiqen nga gratë, nga më shumë se 190 shtete që janë në botë.

Kjo do të thotë që më pak se 15 për qind e shteteve kanë zgjedhur gratë për lidere, që është numër i vogël, por është gjithashtu më i madhi në histori.

Kosova në këtë hartë është përfshirë në mesin e shteteve që kanë pasur gra në lidership. Kosova ka pasur presidente Atifete Jahjagën për pesë vite, nga 7 prilli i vitit 2011 deri më 7 prill 2016.

Në mesin e shteteve që nuk kanë zgjedhur kurrë gra në presidencë ose poste të tjera të larta politike është edhe Amerika e Rusia.

Aktualisht në botë në pozitat më të larta në shtetet e tyre janë 27 gra, ku përfshihen Angela Merkel e Gjermanisë, Theresa May e Britanisë së Madhe, Kolinda Grabar-Kitarovic e Kroacisë e Ana Brnabic e Serbisë.

(Kosova Sot)