Deputetja serbe kërcënon nëse Lista Serbe e voton demarkacionin

  • 08 March 2018 - 15:15
Deputetja serbe kërcënon nëse Lista Serbe e voton demarkacionin

Një deputete e Kuvendit të Serbisë ka tërhequr vërejtjen se dikush do të mbajë përgjegjësi nëse Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës voton për ratifikimin e Marrëveshje kufitare Kosovë – Mali i Zi

Shefja e grupit parlamentar nga Nova Srbija - Pokret za spas Srbije (Serbia e re - Lëvizja për shpëtimin e Serbisë) , Sanda Rashkoviq Iviq i ka thënë sot kryeministres së këtij vendi Ana Bërnabiq dhe ministres së Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se në rast se Lista Srpska përkrah ratifikimin e marrëveshjes kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, a do të mbajë dikush përgjegjësi .

“Po u përkrah marrëveshja, do të shkelet Kushtetuta e Serbisë, sepse nuk ka kufi ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, por kufi ka ndërmjet Serbisë e Malit të Zi, citon FoNet të ketë thënë Iviq.

(Kosova Sot)