Gratë e VV-së me aksion simbolik për 8 marsin
Disa aktiviste të Lëvivzjes Vetëvendosje, me rastin e 8 marsit, kanë shënuar një aksion simbolik duke ngjyrosur në disa mure të objekteve disa thënie, në shenjë revolte për pozitën e gruas kosovare në shoqëri.
“Ligji nuk mjafton, pavarësia nuk mjafton. Ne duam më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje” ka thënë organizatorja e këtij aksioni.
Ndërkohë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke u mbajtur një seancë ku po diskutohet për dhunën në familje, si dhe të drejtat e grave.
Deputetja Albulena Haxhiu ka kritikuar ndërkohë kryetarin Kadri Veseli, duke thënë se në institucionin që ai udhëheq ka ndodhur që shpesh të ofendohen shpesh herë femrat.
(Kosova Sot)