Kush po thotë se Prishtina nuk ka lumë?(Foto/Video)

  • 08 March 2018 - 11:50
Kush po thotë se Prishtina nuk ka lumë?(Foto/Video)

Rruga në Zonën Industriale në Prishtinë, afër KFOR-it italian është vërshuar nga uji, jo vetëm për shkak se këtyre ditëve vazhdojnë shirat e mëdha, por edhe për shkak se që një vit aty  afër ka shpërthyer uji dhe askush nga përgjegjësit e komunës së Prishtinës por edhe ata të Kompanisë së Ujësjellësit nuk kanë marrë mundin që ta ndalojnë rrjedhën masive të ujit, që po u shkakton telashe të madha shoferëve që kalojnë në këtë rrugë por edhe bizneseve aty afër. Rrjedhja e vazhdueshme e ujit në këtë pjesë po e shkatërron në vazhdimësi këtë rrugë e cila është bërë gropa-gropa dhe nga mbulimi i ujit ato fare nuk shihen, kështu që shoferët mund të prishin lehtë automjetet e tyre. Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, por as zyrtarët e tjerë të komunës asnjëherë nuk e kanë marrë mund që ta vizitojnë këtë rrugë, meqë kanë marrë votat e qytetarëve për t’u kujdesur për ata, e as kompania e ujësjellësit për ndaluar rrjedhën e ujit e cila shkakton dëme të mëdha, e në shumë lagje ka mungesë të ujit.  Qytetarët mund të ankohen se Prishtina nuk ka lum, por kushdo që e mendon këtë mund të vizitojë këtë rrugë dhe të shohë lumin e krijuar që një kohë të gjatë. Këto foto të fotoreporterit të gazetës “Kosova Sot” e dëshmojnë më së miri këtë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 


(Kosova Sot)