Kryeziu i përgjigjet aktorit serb: Do të ishte privilegj për ty ta luaje Adem Jasharin - Lajme - Kosova Sot
Kryeziu i përgjigjet aktorit serb: Do të ishte privilegj për ty ta luaje Adem Jasharin

Kryeziu i përgjigjet aktorit serb: Do të ishte privilegj për ty ta luaje Adem Jasharin

Regjisori Luan Kryeziu ka reaguar ndaj deklaratave të aktorit serb Rade Sherbexhija i cili ka mohuar t’ia ketë propozuar rolin e Adem Jasharit në filmin tij. Serbedzija, në një reagim ndaj kësaj, Adem Jasharin e konsideron kriminel, ndërsa Luan Kryeziun gënjeshtar.

Por Kryeziu i thotë aktorit serb se e garanton se atë që ai e quan terrorist, do ta bartin në bluzë nipat e stërnipat e tij, si simbol i paqes dhe dashurisë për liri.

"Prandaj pretendimi yt që unë kam nevojë për promovim nga ti nuk qëndron aspak, përkundrazi nuk më ndihmon por më bënë dëm. Rade, të garantoj që Atë që ti e quan terrorist, do ta bartin në bluzë nipat e stërnipat tu, si simbol i paqes dhe dashurisë për liri", thotë Kryeziu.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kryeziut:

Sa i përket reagimit të Rade Serbedzias kundër meje.Serbet gjithnjë e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Rade Serbetdzia edhe pse ka ndrushu vendbanimin paska mbetë Serb në mentalitet, duke nxitur urrejtje ndëretnike. Tani mua me arsyeton edhe më shumë kundërshtimin tim që ai nuk duhet të interpretoj në filmat shqiptar edhe pse kishte arsyetimin e bukur. Kjo gjithashtu vërteton dyshimin tim qe ai nuk vie këtu me një qëllim të mirë. Ështe krejtë normale që ai ndjehet keq nga kundershtimi im dhe ai duhet ta kundershtoi gjithsesi deklaratën time, por nuk e kuptoj si mundet një artist i një ,,niveli të tillë” ta quaj Adem Jasharin dhe familjen e tij terrorist. Do ta porosisja Rade Serbedzien të behet njeri së pari sepse paska mbetë Serb. Rade unë nuk jam i ri në profesion sepse vetëm me një film kam 39 çmime ndërkombëtare të fituara. Kam pjesmarrje në tri festivale të kategoris së parë, këto që ti nuk i ke edhe pse me moshë je më i madh. E verteta nuk rrefehet duke ofendu dhe duke mashtru opinionin. E kuptoj arsyen nacionaliste serbe por nuk kuptoj pse tani një artist duke fshehur të vërtetën kërkon të thuhet një e vërtetë tjetër. E siguroj që me deklaratën e tij, kur e quan veten artist dhe i quan terrorist një familje të tërë të masakruar në shtepitë e tyre nga një pushtet kriminel të cilin e luftoi bota përms NATO-s, ka treguar që ndoshta ndonjë njeri mund të bëhet i famshem dhe të luaj në filma, por nuk është dhe kurrë nuk do të bëhet artist. 

Duhet ta kuptosh dhe ta pranosh që bota është e madhe dhe kurr nuk kemi pasur nevojë për ndihmën tuaj, as nuk do të kemi. Pë çdo artist në botë është privilegj të interpretoj një rol të një legjende të tillë i cili ndryshoi rrjedhën e historisë duke krijuar një shtet të ri në Evropë. Sot pas 17 vjet shtet, ne artistet dhe sportistët e Kosovës kemi suksese më shumë se ju serbët në arenën ndërkombëtare. Prandaj pretendimi yt që unë kam nevojë për promovim nga ti nuk qëndron aspak, përkundrazi nuk më ndihmon por më bënë dëm. 
Rade, të garantoj që Atë që ti e quan terrorist, do ta bartin në bluzë nipat e stërnipat tu, si simbol i paqes dhe dashurisë për liri.


(Kosova Sot)

12 orë e 42 minuta më parë
24/09/18