Njihuni me kryeqytetet EVROPIANE TË DROGËS

  • 08 March 2018 - 18:36
Njihuni me kryeqytetet EVROPIANE TË DROGËS

SIPAS NJË RAPORTI TË PËRPILUAR NË EMËR TË AGJENCISË SË DROGËS TË BE-SË 

Barcelona kryeson listën si kryeqyteti evropian i kokainës

Barcelona është kryeqyteti evropian i kokainës, kanë bërë me dije shkencëtarët. Ky qytet spanjoll, i famshëm për motin e mrekullueshëm, ka kryesuar listat në një analizë të përdorimit të kësaj droge në kontinent. Në këtë listë gjendet vetëm një qytet britanik, Bristoli, i cili gjendet në vendin e gjashtë, në listën e përdoruesve të kokainës. Londra nuk gjendet në këtë listë, të përpiluar në emër të agjencisë së drogave të BE-së. Por, ajo e mbante titullin e kryeqytetit të kokainës në vitet 2014 dhe 2015. Në një raport të lëshuar të mërkurën, po ashtu u bë me dije se qyteti holandez Eindhoven, është kryeqytet sa i përket përdorimit të amfetaminave, sikur që është droga 'speed'. Amsterdam u gjet në vendin e parë për përdorim të drogave MDMA, derisa Hemnitz i Gjermanisë zuri vendin e parë për sa i përket përdorimit të 'kristalit metamfetaminë' në kontinent. Kërkuesit shkencorë arritën deri te përfundimet e tyre, pasi që analizuan mostrat e ujërave të zeza në 56 qytete. Ky projekt, i cili u zhvillua në një javë të marsit të vitit të kaluar, besohet të ketë mbledhur të dhëna nga 43 milionë njerëz. Shkencëtarët vlerësojnë përdorimin e drogave në një komunitet, duke matur nivelin e drogave ilegale dhe metaboliteve të tyre, të nxjerra jashtë me urinë. 

Image

Kokaina 

Sa i përket përdorimit të kokainës, analizat tregojnë se, mesatarisht, Barcelona konsumon 965.2 mg çdo ditë, për çdo 1000 banorë. Kjo është sasia më e lartë, që nga koha kur kanë filluar të bëhen analizat dhe është për 34% më i lartë sesa kur në vendin e parë ishte qyteti belg, Antverp, në vitin 2011. Shkencëtarët vërejnë se kjo shifër është edhe për 33 herë më e lartë sesa ajo e shënuar në Helsinki (29.9 mg) të Finlandës. Në vendin e dytë sivjet u gjet Cyrihu i Zvicrës, me 934.4 mg të kokainës çdo ditë, për çdo 1,000 banorë.

Image

'Thithësit e argjendtë' 

Kokaina konsiderohet droga e dytë ilegale më e preferuar në botë, menjëherë pas kanabisit dhe ka një bazë më të vjetër të përdoruesve, të cilët quhen "thithësit e argjendtë" (për shkak të flokëve të thinjura, ngjyrë argjendi). Vlerësohet se rreth 750,000 të rritur në Angli dhe Uells përdorin kokainën çdo vit. Një në dhjetë britanikë ka provuar kokainën të paktën një herë, përkundër faktit se ajo gjendet në të njëjtin grup me heroinën. Në vitin 2014 ekzistonin rreth 1.5 milion përdorues aktivë të kësaj droge në SHBA, ku ajo konsiderohet e dyta drogë ilegale për nga rreziku. Në majin e vitit të kaluar shkencëtarët kishin dalë me konstatimin se mjafton një 'ngrehje' (marrje me hundë), që njeriu të bëhet i varur nga kokaina.  

(Kosova Sot)