De Maizière dyshon për integrimin europian të Ballkanit perëndimor deri 2025

  • 08 March 2018 - 18:57
De Maizière dyshon për integrimin europian të Ballkanit perëndimor deri 2025

BE pritet të zgjerohet deri 2025 – planifikon Komisioni. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman ka dyshime rreth këtyre hapave, shkruan “handelsbllat.com”.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, është kritik rreth hapave të mundshëm të zgjerimit të BE deri 2025. “Unë jam kritik kur emërtohen data si deri 2025 duhet të përfundojë gjithçka,” tha politikani i CDU gjatë takimit të ministrave të brendshëm europian në Bruksel, përcjell albinfo.ch. Njëherësh duhet të plotësohen kushtet, atëherë mund të vendoset për anëtarësim. “Emërtimi i datave është porosi e gabuar.”

Komisioni Europian bëri me dije në shkurt 2018 se deri 2025 shtetet e Ballkanit perëndimor do të bëhen pjesë e BE, por deri atëherë duhet të kryejnë reformat. Në rajon akoma ka deficit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe zgjidhjen e konflikteve ekzistuese mes shteteve. Pjesë e Ballkanit perëndimor janë gjashtë shtete: Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.

Në fund ministri gjerman de Maizière theksoi edhe nevojën e ndarjes proporcionale të refugjatëve në BE. Ky me gjasë ishte takimi i fundit i tij si ministër i brendshëm, pasi në qeverinë re gjermane, ai nuk do bartë këtë funksion.

(Kosova Sot)