Krasniqi:Glauk Konjufca, më i mençuri në VV, Albini i vogël për të - Lajme - Kosova Sot
Krasniqi:Glauk Konjufca, më i mençuri në VV, Albini i vogël për të

Krasniqi:Glauk Konjufca, më i mençuri në VV, Albini i vogël për të

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka komentuar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet partia e Albin Kurtit. Ai teksa ka folur për liderin e VV’së, ka thënë se ai nuk është me i mençuri në Lëvizje.

Sipas Krasniqit, më i lexuari dhe më i mençuri është Glauk Konjufca.

“Glauku për mua ka qenë çdo herë referencë intelektuale në Vetëvendosje", është shprehur ai.

"Ai për mua ka qenë frymëzim në çdo aspekt. Unë mendoj se Glauku është më i lexuari dhe më i mençuri në VV”, ka thënë ai. 

Ai ka treguar se Glauk Konjufca është edhe intelektualist më i përgatituri i Lëvizjes.

“Unë po ashtu vazhdoj edhe tash të mendoj se është i mençur. Kam mendim të mirë dhe respekt për të”.

Krasniqi ka thënë se Glauku nuk ka folur kurrë në bazë të teorive konspirative.


(Kosova Sot)

22 orë e 19 minuta më parë
18/06/18