Ik, Shpend "Jahti" i Devollëve! (Video)

  • 09 March 2018 - 07:40
Ik, Shpend

ANALISTËT DHE QYTETARËT KËRKOJNË LARGIMIN E SHPEND AHMETIT NGA POSTI I KRYETARIT TË PRISHTINËS

Aliu: Shpend Ahmeti është një lodër e mafio-oligarkëve dhe e nëntokës kriminale!

"Mashtruesi Shpend Ahmeti, përveç largimit të shpejtë nga posti i kryetarit të kryeqytetit, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të pozitës zyrtare si kryetar i Prishtinës. Largimin e Shpend-keqit, kryetarit të nëntokës kriminale, e mundëson Neni 72 i Kushtetutës për vetëqeverisje lokale, gjegjësisht paragrafët 72.1, 72.2 dhe 72.3 për largimin e shpejtë nga posti i kryetarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës. Kjo është nevojë urgjente, pasi kryeqyteti nuk e meriton dhe nuk guxon të ketë në krye një mashtrues ordiner, zhvatës e kontrabandues të pronës komunale", u shpreh analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot"

Ajo që veç ishte paralajmëruar tërthorazi ditë më parë nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, largimi nga Lëvizja "VETËVENDOSJE" dhe përpjekja e tij për të vazhduar edhe më tutje të mbetet kryetari i Prishtinës, u bë realitet si vendim i tij të martën mbrë- ma, vetëm disa orë pasi në Asamblenë komunale nuk i kaloi raporti i shpenzimeve të buxhetit për tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Largimin e tij nga VV-ja e kishte bërë publike përmes shkrimeve të faktuara gazeta "KOSOVA SOT" që nga nëntori i vitit 2016, pasi ai veç dyshohej se është i lidhur ngushtë me mafinë dhe krimin e organizuar. VV-ja e mbronin se Shpendi nuk është i përzier me mafinë, ndërkaq në momentin që ai dha dorëheqjen zyrtare të VV-së vërshuan rrjetet sociale dhe thanë atë që gazeta "KOSOVA SOT" e ka shkruar disa vjet rresht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm "mafia ndërtimore" e mafio-oligarkëve të inkriminuar përmes nëntokës kriminale! Njëri ndër themeluesit e Lëvizjes "Vetëvendosje", Shkëlzen Gashi ka goditur kryetarin e Prishtinës, pas largimit të tij nga VV-ja, duke e quajtur Shpend Ahmetin "debil, dembel dhe dështak". Ndërkaq, ish-miku i Shpend Ahmetit, Haki Abazi, në FB e ka quajtur Shpend Ahmetin "dështak, dembel, gënjeshtar, përçarës, patronizues e përfitues në kurriz të të tjerëve". "Në fakt , që nga sot Kosova ka të ardhme, por pa përfituesit e tavolinave të mishit dhe hajnat e SHIK-ut që po rekrutojnë argat të rinj për të mbijetuar. Koha për zgjedhje në Prishtinë dhe zgjedhje në Kosove", ka shkruar ai. Duke iu referuar këtyre zhvillimeve të fundit, edhe analistët politikë theksojnë se tanimë u vërtetuan të gjithë se Shpend Ahmeti është një lodër e mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, i cili për përfitime personale, i shet edhe familjarët e vet, se Shpend Ahmeti është siç e quajnë miqtë e tij, dështak,dembel,gënjeshtar e përfitues në kurriz të tjerëve. Tanimë pas këtij lajmi janë aktivizuar qytetarët dhe aktivistët e VV-së, që po kërkojnë përmes rrjeteve sociale që ta rrëzojnë Shpend Ahmetin nga posti i kryetarit, pasi ai me mashtrim dhe për interesa personale dhe të nëntokës kriminale mafioze kishte marrë e blerë kriminalisht pushtetin në Prishtinë dy herë. Ata po bazohen në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale që rregullon këtë çështje, ku më saktësisht në nenin 72, i cili thotë:" Neni 72, Largimi i Kryetarit, 72.1 Qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin ekryetarit të Komunës. 72.2 Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga 20% e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit 72.3. Nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet". Gazeta gjatë ditës së djeshme i është drejtuar Lëvizjes "Vetëvendosje" me pyetjen nëse ky subjekt politik do të kërkojnë VV-ja që në bashkëpunim edhe me qytetarët, e në pajtim me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që ta largojnë kryetarin në fakt të "nëntokës dhe mafia kriminale" Shpend Ahmeti dhe të shpallen zgjedhje të reja për kryetar komune, por "VETËVENDOSJE" nuk ka kthyer përgjigje. Përgjigje nuk ka kthyer as Shpend Ahmeti, edhe përkundër pyetjeve të dërguara, e si zakonisht as vëllezërit Devolli, Blerim dhe Shkëlqim Devolli, si dhe as Baton Haxhiu, drejtor dhe agjent i Devollëve për Klan Kosova.

QYTETARËT: TURP PËR KRYETARIN MASHTRUES, SHPEND AHMETI!

Qytetarë të anketuar nga gazeta po ashtu kërkojnë që pas largimit nga VV-ja Shpendit t'i merret edhe mandati i kryetarit, sepse është zgjedhur me votat e elektoratit të VV-së. Sami Pozhegu thotë se në mënyrë të organizuar si familje kane qenë votues të VV-së dhe Shpend Ahmetit, por ai e ka tradhtuar votën, prandaj duhet të largohet nga kjo pozitë e kryetarit. "Nuk jam i kënaqur me punën e tij në qytet. Qytetarin e ka lënë anash. Unë kam punuar 35 vjet në Komunë, në Urbanizëm edhe e di Prishtinën në çdo hap, dhe ka gjëra që është turp t'i shohë i huaji.. çdo e dyta karrige- ulëse është e thyer, pllakat e thyera gjithandej, pllakat e mermerit. Le të shikojmë veç te Sheshi 'Zahir Pajaziti' dhe është turp qe sa vjet janë ato grilat e thyera, thuajse fare nuk kemi kryetar të qytetit- Komunës. Unë ia kam dhënë votën dy herë me krejt familjen, por këtë herë nuk do t'ia kisha dhënë", tha Sami Pozhegu. Këtë mendim ndan edhe qytetari Feriz Haziri. Ai thotë se menjëherë pas dorëheqjes nga VV-ja, subjekti politik është dashur të kërkojë prej tij edhe lirimin e pozitës së kryetarit dhe adresimin e kërkesës për zgjedhje të reja në Prishtinë. "Ne nga Diaspora kemi votuar, ia kemi qitur votën Shpend Ahmetit për kryetar komune, edhe rrethin e ngushtë familjar që e kemi pasur i kemi bindur ta votojnë atë. E tani Shpend Ahmeti ka dështuar elektoratin, është marre për të. Ai nuk ka fytyrë as të dalë para Komunës që ta shohë dikush. Turp është çka kanë bërë këta me elektorat të vetin", tha Feriz Haziri. Po aq kritik është edhe Hysen Berisha. "Nëse bëhet peticioni për shkarkimin e tij, po ju tregoj drejt që unë do të kisha votuar pro shkarkimit të tij, për ta shkarkuar tani edhe prej kryetarit të Komunës", tha ai. Edhe Bledion Haliti thotë se nga tani Shpend Ahmeti më nuk duhet ta mbajë këtë pozitë që e ka fituar si kandidat i VV-së. "Meqenëse ka dhënë dorëheqje nga VV-ja, duhet të japë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit, për shkak se dihet që vetëm për shkak të Lëvizjes 'Vetëvendosje' ai i ka marrë edhe votat si kryetar i Prishtinës", tha Bledion Haliti.

Shërbyes i mafio-oligarkëve

Analisti politik Bislim Aliu tha se Shpend Ahmeti e tregoi fytyrën e vërtetë të një rrenacaku dhe të një njeriu pakurrizor. " Inkriminimin e tij të thellë dhe të grupit mbështetës të tij, me krim të lartë të organizuar, në krye me klanin 'Pronto' dhe 'Coca Cola Zero', por edhe me nëntokën kriminale në Prishtinë, e kishte bërë publike gazeta e nderuar 'KOSOVA SOT', që nga nëntori i vitit 2016. VVja gjithherë e ka mbrojtur Shpend Ahmetin se nuk është i përzier me mafinë dhe krim të organizuar, por në momentin e dorëheqjes së tij zyrtare nga VV-ja vërshuan rrjetet sociale dhe thanë mu atë që ka thënë me vite gazeta tejet realiste 'KOSOVA SOT'. Shpend Ahmeti me të vërtetë është bërë një mafioz i madh i nëntokës kriminale, saqë komunën e Prishtinës e udhëhoqi vetëm 'mafia ndërtimore' e oligarkëve të nëntokës kriminale", u shpreh ai. Sipas Aliut, u vërtetua nga të gjithë se Shpend Ahmeti është një lodër e mafio-oligarkëve dhe e nëntokës kriminale, i cili për përfitime personale i shet edhe familjarët e vet. "Shpend Ahmeti është shërbyes i madh i atyre që punuan fshehurazi, pra të mafio-oligarkëve, duke filluar nga vëllezërit Devolli, me jahtet e të cilëve u shëtit pandalshëm dhe iu dha çdo të mirë që kishte komuna e Prishtinës; leje të ndërtimit, hapësira publike, tenderë të shumtë e deri te 'dhurimi" i tokave në qendër të Prishtinës", potencoi ai. Edhe analisti politik Reshat Badallaj, një nga kritikët e ashpër të qeverisjes së inkriminuar të Shpend Ahmetit, thotë se dorëheqja është pritur kaherë. "Erdhi dita që Shpend Ahmeti iku me faqe të zezë dhe me damkën e tradhtisë dhe hajnisë. Shpeshherë kemi thënë se Shpend Ahmetin e blejnë shtrenjtë vetëm naivët, kokëshkretët dhe ata që nuk e njohin. Shpend Ahmeti është një politikan dështak që në asnjë pari nuk ka zënë vend. Aty ku ka shkuar ka luftuar për karrierizëm, për bajraktar dhe për përfitime materiale për nevoja personale që të bëhet i kamur. Shpend Ahmeti, tradhtinë,dredhinë, mashtrimet, rrenat, hajninë ky dilenxhi i ka në gjak. Sidomos për përçarje është mjeshtër i hollë dhe di t´i fusë pykat", theksoi Reshat Badallaj. Sipas tij, Shpendi nuk jep dorëheqje nga kryetari i Komunës, sepse ai është vetëm mashë për realizimin e qëllimeve të Devollëve, prandaj do të provojë ta mbajë deri në fund të mandatit pozitën e kryetarit. "Nuk do të japë dorëheqje nga këtu, sepse ka shumë pazare për t´i ndarë me mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale, që quhet DEVOLLI, ai e di mirë se sa pazare nuk janë kryer me mafio-oligarkët", tha Badallaj.  

Infiltrimet e rrezikshme në VV

Largimin nga pozita e kryetarit të Komunës, nën presionin qytetar, e sheh zgjidhjen më të mirë tani edhe analisti Ragip Guraziu, sipas të cilit largimi i Shpendit nga VV-ja nxori në sipërfaqe të vërtetën që e thoshte vazhdimisht gazeta "Kosova Sot" përmes opinionistëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. "'KOSOVA SOT' e ka shkruar tanimë e disa vjet rresht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore'. Gazeta 'KOSOVA SOT' që nga nëntori i vitit 2016, ose për disa vjet me radhë e ka thënë këtë. Bile, asokohe kur VV-ja e mbronin se Shpendi nuk është i përzier me mafinë, ndërkaq në momentin që ai dha dorëheqjen, zyrtarë të VV-së vërshuan rrjetet sociale dhe thanë atë që gazeta 'KOSOVA SOT' e ka shkruar tanimë disa vjet rresht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore' e mafio-oligarkëve të inkriminuar përmes 'nëntokës kriminale!'", tha Guraziu. Funksionimin e Komunës pa figurën e Shpend Ahmetit kryetar, e shikon me interes të ecjes përpara edhe analisti Ali Hertica. "Te frustruarit apo të rebeluarit e VV-së tani nën kontrollin e Shpend Ahmetit po japin sinjal të qartë për shoqërinë dhe vetë asamblistët që tani ata duhet të ndërmarrin veprimin, hapin ligjor, ku sipas nenit 72 kanë të drejtë ligjore që të ngrehin edhe kallëzim penal,apo të paraqesin tek kryesuesi i Kuvendit mbi 20 % të asamblistëve që ta largojnë si kryetar të Komunës", u shpreh ai për "Kosova Sot". 

ZEQA: SHPEND AHMETI ËSHTË BËRË NJË ME MAFINË E NËNTOKËS KRIMINALE

Analisti Florim Zeqa thotë se ky lajm nuk është më pak e as më shumë sesa ajo që është pritur prejse kanë filluar arratisjet nga VV-ja. "Ikja e Shpend-keqit nga VV-ja pas pozicionimit të dytë në postin e kryetarit të Prishtinës nxori në sipërfaqe BOSIN e klanit "Coca Cola Zero". Shpendi i vogël i FER-it i rritur në 'Vetëvendosje', me ëndrrat e tij fëmijërore, përmes mafio-oligarkëve më të inkriminuar në vend Devolli &Co synon të bëhet kryetar i partisë së ashtuquajtur SOCIAL DEMOKRATE, projekt i Devollëve dhe klanit "Coca Cola Zero", për të vazhduar tutje me ëndrrat e tij për poste më të larta shtetërore. Gazeta 'KOSOVA SOT' meriton mirënjohje nga VV-ja, pasi është e vetmja gazetë që ka shkruar tanimë disa vjet resht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore' e mafio-oligarkëve të inkriminuar përmes 'nëntokës kriminale!'", u shpreh ai. "Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti,si në mandatin e parë ashtu edhe në këtë të dytin, ka punuar fshehurazi për vite me radhë, pra tinëzisht i ka shpërblyer mafio-oligarkët inkriminuar, vëllezërit Devolli, të cilëve u dha krejt çka pati në dispozicion nga Komuna e Prishtinës, filluar prej tenderëve njëburimorë, lejet për ndërtim, hapësirat publike e deri tek "dhurimi" i tokave në qendër të Prishtinës, e duke vazhduar kështu edhe me të gjithë nëntokën kriminale të Prishtinës që pranuan t'i japin "mitë e ryshfet". Në këmbim të milionave që i mori nga vëllezërit Devolli, Shpend-keqi, shijoi edhe mrekullinë e shëtitjes me jahtin luksoz të tyre në ujërat e Malit të Zi!", vijoi më tej Zeqa. "Mashtruesi Shpend Ahmeti, përveç largimit të shpejtë nga posti i kryetarit të kryeqytetit, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të pozitës zyrtare si kryetar i Prishtinës. Largimin e Shpend-keqit, kryetarit të nëntokës kriminale, e mundëson Neni 72 i Kushtetutës për vetëqeverisje lokale, gjegjësisht paragrafët 72.1, 72.2 dhe 72.3 për largimin e shpejtë nga posti i kryetarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës. Kjo është nevojë urgjente, pasi kryeqyteti nuk e meriton dhe nuk guxon të ketë në krye një mashtrues ordiner, zhvatës e kontrabandues të pronës komunale", tha Zeqa për "Kosova Sot".

KELMENDI: NË VV U FUTËN NJERËZ NGA BATON HAXHIU DHE MAFIOZËT E DEVOLLIT

Prof. Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se tani VV-ja po ballafaqohet seriozisht me pasojat e kompozimit si subjekt politik me lloj-lloj interesash e rrymash politike, të interesave të ndryshme. " Është ditur se në VV qenë futur struktura të ndryshme dhe shumë të rrezikshme për vendin. Në atë subjekt u futën njerëz nga Baton Haxhiu dhe mafiozët e Devollit. Në VV pati njerëz edhe të ish-subjektit politik të ORËS së Veton Surroit. Edhe partia e Shpend Ahmetit qe shkrirë në atë subjekt. Tërë këto struktura të futura në VV kishin për qëllim kapjen dhe shkatërrimin e VV-së. Në rastin më të keq ndarjen e saj apo daljen nga VV-ja, me qëllim të deformimit të saj dhe të krijimit të gjendjes së ndjerë në VV. Kështu edhe u bë", theksoi ai. "Nga struktura e VV-së dolën shumë elemente që vinin nga organizatat e ashtuquajtura humanitare, që për mendimin tim, ishin thjesht çerdhe të forcave të jashtme, të cilat nëpërmjet tyre krijuan spiunë dhe bashkëpunëtorë të rregullte për shtetet që i formuan. Nuk kemi organizatë pothuajse joqeveritare që nuk e vuri veten nën ombrellën e ndonjë subjekti ndërkombëtar. Po kështu dolën edhe elementet që e përdorën VV-në për t'u lidhur me krimin dhe me korrupsionin, të cilët nëpërmjet udhëheqjes komunale në Prishtinë, sidomos Devolli dhe kryespiuni, Haxhiu, e vunë Komunën nën dirigjimin e Klan Kosovës, të Devollëve dhe të Baton Haxhiut, duke pasur kryesisht për qëllim shfrytëzimin e aseteve të Komunës. Më së miri është që vetë VV-ja të organizojë punën e tillë dhe të kërkojë shkarkimin e Shpend Ahmetit, sepse është zgjedhur në emër të VV"-së", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)