Delawie tregon se çka po e rrezikon të ardhmen ekonomike të Kosovës

  • 09 March 2018 - 08:54
Delawie tregon se çka po e rrezikon të ardhmen ekonomike të Kosovës

Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Në emisionin "Jeta në Kosovë", ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, konsideron që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që kosovaret të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie.

Ai, megjithatë, tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.

“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje”, tha Delawie.

(Kosova Sot)