Duhet ende kohë për t’i bërë votat për Demarkacionin

  • 09 March 2018 - 09:00
Duhet ende kohë për t’i bërë votat për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur të enjten për ndryshim qëndrimi të deputetëve për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit

Por Marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk ka qenë fare temë diskutimi në mbledhjen e papritur të Kryesisë të enjten, e cila sipas kryeparlamentarit u thirr vetëm për Rregulloren e punës së Kuvendit.

Veseli nuk ka treguar nëse këtë javë do të bëhet përpjekja e katërt për ta kaluar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me shtetin malazias.

“Ajo (demarkacioni v.j.) do të ndodhë shpejt pasi jemi duke punuar intensivisht për të arritur konsensusin e përbashkët në mënyrë që të ecim përpara dhe të mos vonohemi”, ka thënë Veseli. I pyetur nëse Lista Serbe do të votojë pro marrëveshjes, ai ka thënë se ka vullnet te të gjithë ligjvënësit.

(Kosova Sot)