Sot shpallet aktgjykimi për Fatmir Limajn

  • 09 March 2018 - 09:02
Sot shpallet aktgjykimi për Fatmir Limajn

Gjykata në Gjakovë sot do ta shpallë aktgjykimin për Fatmir Limajn që dyshohet për krime lufte

Ai akuzohet nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk e ka parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Prokurorja e rastit, Drita Hajdari, në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënim për përgjegjësi komanduese për Fatmir Limajn, i cili po akuzohet për krime lufte në rastin e vrasjes së dy civilëve më 1998 në Bellanicë të Malishevës.

Kurse, në seancën e fundit që u mbajt në lidhje me këtë rast zv/kryeministri i Kosovës u deklarua i pafajshëm.

Ai tha se nuk ka prova për një vendim të tillë.

(Kosova Sot)