Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

  • 09 March 2018 - 09:22
Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Policia përmes një komunikate për media njofton se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy  persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Policia i jep incialet e viktimave:

Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973

B,M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1984

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të  veprës penale”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

(Kosova Sot)